Ish deputeti i parlamentit shqiptar Eduart Ndocaj thotë se Basha dhe Rama do të dalin bashkë në zgjedhje.
Ai ngrë dyshime se të dy liderat bëjnë takime të fshehta e se janë si dashuria me shikim të parë që kur Basha ishte në çadër.
"Basha dhe Rama duken si binjakë se janë edhe të dy të gjatë. Ata do dalin bashkë këto zgjedhje. Ndaj nuk besoj të bëj aleancë me asnjërin. Kujtoni se ata nuk bëjnë edhe takime të fshehta?! Si dashuria me shikim të parë janë të dy që kur ishte Luli në çadër. Iu dhimbs Ramës atëherë kur ishte Luli në çadër dhe kanë nisur bashkëpunimin. Nga ana tjetër opozita nuk po bën rolin e saj por bashkëpunon me qeverinë”.-shprehet Ndocaj në emisionin”Ditë e Re” në Ora News.
Në mbyllje të intervistës ai bën thirrje që shqiptarët të mos votojnë me ndjenjë partiake, por për fëmijët dhe familjet, sepse vota është e shenjtë.
“Mos vrit veten me votën”. -shprehet ish deputeti.