Ish-deputeti rrëfen historinë e rrallë: Në ‘83 i solla 75 karafila Enver Hoxhës nga Parisi, më vonë urova t’i bëheshin ferr (SHKAKU-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:21 22-02-2020 Ish-deputeti rrëfen historinë e rrallë: Në ‘83 i solla 75 karafila Enver Hoxhës nga Parisi, më vonë urova t’i bëheshin ferr (SHKAKU-VIDEO)

Ish-deputeti i NISMA-s në Parlamentin e Kosovës, Milaim Zeka ka treguar një histori të pathënë më parë kur ai ka qenë student.

Zeka ka treguar se në vitin 1983 i ka sjellë Enver Hoxhës 75 karafila na Parisi, por më pas është penduar duke uruar që ato karafila t’i bëheshin ferr.

Kjo ka ndodhur pasi ish-deputeti ka parë gjendjen e tmerrshme që e kishte mbuluar gjithë Shqipërinë nga regjimi komunist, i udhëhequr nga diktatori.

“Unë kam qenë ai studenti kosovar që në vitin 1983, i kam sjellë nga Parisi 75 karanfila Enver Hoxhës. Kur kam ardhur në Shqipëri, kam parë se çfarë tmerri ka qenë Shqipëria, ku e ka katandisur regjimi këtë popull të shkretë.

I kishte mohuar dy gjëra popullit, besimin në Zot dhe pronën private. Kur jam larguar, nga Tirana deri në Vienë kam qenë duke qarë edhe thashë o Zot ato 75 karafila ferr iu bëfshin”, shprehet Milaim Zeka në emisionin  “Mos i fol shoferit” në TV Ora.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008228063583374
array(1) { ["section"]=> string(140) "ish-deputeti-rrefen-historine-e-rralle-ne-83-i-solla-75-karafila-enver-hoxhes-nga-parisi-me-vone-urova-t-i-beheshin-ferr-shkaku-video-196130" }