Ish-deputeti shqiptar rezulton pozitiv në testin e Covid bashkë me vajzën 3 muajshe dhe gruan

Publikuar tek: rajon, më 16:14 31-05-2020 Ish-deputeti shqiptar rezulton pozitiv në testin e Covid bashkë me vajzën 3 muajshe dhe gruan Muhamed Zekiri me vajzen

Ish-deputeti me origjinë shqiptare nga radhët e LSDM-së në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Zekiri është infektuar me Covid 19 së bashku me gruan dhe vajzën e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti përmes një postimi në rrjete sociale i cili shkruan se ka rezultuar pozitiv bashkë me gruan dhe vajzën 3 muajshe por fatmirësisht të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 “Të nderuar miq, Pavarsishtë kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua T’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19. Fatmirisht unë jam pa asnjë simptom por kam rezultuar pozitiv.

Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjitjëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdeshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe ti nënshtroheni testimit. Njëherit shprehi keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pas kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakmueshme”, shkruan Zekiri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095169544219971
array(1) { ["section"]=> string(100) "ish-deputeti-shqiptar-rezulton-pozitiv-ne-testin-e-covid-bashke-me-vajzen-3-muajshe-dhe-gruan-208526" }