Ish-deputeti socialist: Qytetarët s'kanë nevojë për akademikë, lërni gerr-mërret dhe dilni në popull të mblidhni vota (mesazh për baballarët e kombit)

Publikuar tek: politike, më 22:04 13-07-2020 Ish-deputeti socialist: Qytetarët s'kanë nevojë për akademikë, lërni gerr-mërret dhe dilni në popull të mblidhni vota (mesazh për baballarët e kombit) Piro Lutaj

Ish-deputeti socialist Piro Lutaj, ka reaguar duke i bërë apel të gjithë atyre që do të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, qofshin shokë a miq të tij, që të mos bëjnë lojëra e të merren me fjalë të tepërta, por të shkojnë tek qytetarët e të dëgjojnë hallet e tyre.

Përmes një shënimi të fortë në facebook, Lutaj thotë se qytetarët shqiptarë nuk kanë nevojë për të ashtuquajturit profesorë apo akademikë, aq më pak për ata që e konsiderojnë veten baballarë të kombit.

Ish-deputeti gjithashtu shpreh mirënjohjen për të gjithë ata deputetë apo qytetarë që mbështesin nismën e hapjes së listave.  

Reagimi i plotë

Te dashur miq deputet, ish deputet dhe kushdo tjeter qe kerkon te kandidoje dhe te jete deputet, lerini gerr-merret dhe verret, por shkoni tek qytetaret ! Aty eshte forca e kujtdoqofte qe pretendon se peshon dhe perfaqëson !! Ah sa shumë më pëlqen thenia e Kevin Michael Kruse një profesor amerikan i historisë në Universitetin Princeton : “Jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, por është të japësh dhe të jesh" ! Të perfaqësosh dikë, do te thotë të votohesh nga dikush e aq më mirë nga shumëkush ! Qytetaret nëpër Shqipëri nuk kanë nevoje per të vetquajturit Prof, por as per ata që nuk janë askushi dhe ju përgjigjen qytetarëve se vijne nga "qarqet akademike", e "mos tu hedhi kush kripë në revani" (shprehje e pa degjuar ndonjehere me pare andej nga anet tona), per te mos folur pastaj për disa te tjerë që kujtojnë se janë "baballarët e kombit", e prite zot se pa qënë ata deputet do te përmbysej dynjaja !!! Jooooo ! Mirnjohje pa fund per gjithsejcilin deputet apo qytetar qe e pranon, e miraton dhe e voton nismën per listat e hapura !

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010071992874146
array(1) { ["section"]=> string(153) "ish-deputeti-socialist-qytetaret-s-kane-nevoje-per-akademike-lerni-gerr-merret-dhe-dilni-ne-popull-te-mblidhni-vota-mesazh-per-baballaret-e-kombit-213752" }