Ish-deputeti thirrje qeverisë: Vaksina t’u bëhet qytetarëve falas! E ke për DETYRË t’u mbulosh shpenzimet

Publikuar tek: politike, më 17:24 20-08-2020 Ish-deputeti thirrje qeverisë: Vaksina t’u bëhet qytetarëve falas! E ke për DETYRË t’u mbulosh shpenzimet Ilustruese

Ish-deputeti i  LSI-së, Vangjel Tavo, i ka bërë thirrje qeverisë që të bëjë falas vaksinën për Covid-19 te qytetarët.

Në një reagim në rrejte sociale ai shkruan se është detyrë e qeverisë që shpenzimet të mbulohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

“Vaksina kundër koronavirusit, falas në Maqedoninë e Veriut. Ja një qeveri e përgjegjshme dhe transparente. Mori masat e duhura për shtetasit e saj.

Çfarë po bën qeveria jonë për vaksinat e gripit dhe Covid? Apo ka ndërmen t’ua shesi shqiptarëve siç po bën me testin? 120 euro për tampon. Duke i zhvatur shqiptarët edhe në ditët më të vështira.

Testimet duhet të jenë falas. Vaksinat duhet të jenë falas. Është DETYRË e qeverisë. Të mbulohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Papërgjegjshmëria që shoqëroi qeverinë në përballimin e pandemisë, të mos vazhdojë dhe të mos rrezikojë më jetë njerëzish!”- shkruan Tavo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Futëm 25 copë në fund, mos e rruj k...', Gazment Bardhi publikon bisedën nga dosja 339: Mashtrim që i dha Ramës 10-15 deputetë më shumë
Pasi mori ‘OK’ e KE, Rama hidhet në aksion, telefonatë me Lavrov për krizën në Bjellorusi: Putin mbështet ndërhyrjen e OSBE-së »
Article Logic
Execution time: 0.011831045150757
array(1) { ["section"]=> string(110) "ish-deputeti-thirrje-qeverise-vaksina-t-u-behet-qytetareve-falas-e-ke-per-detyre-t-u-mbulosh-shpenzimet-217714" }