Ish-deputetja e PD për Klaudian në “Amici”: Sikur një garë e tillë të bëhej në politikë, ky vend do kish ecur me kohë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:48 06-06-2015 Ish-deputetja e PD për Klaudian në “Amici”: Sikur një garë e tillë të bëhej në politikë, ky vend do kish ecur me kohë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Lajla Përnaska, ka ndjekur me interes performancën e balerinës shqiptare Klaudia Pepa në finalen e madhe të Amici. Lajla Përnaska ka mbetur e mrekulluar nga performanca e Klaudias dhe ndërkaq ka ka përfituar nga rasti për të bërë një paralelizëm të garës së kërcimit edhe në politikë. Ish-deputetja thotë se nëse edhe brenda politikës sonë do të bëhej një garë e tillë me aftësi dhe kapacitete, ku vend do kish ecur me kohë përpara.

“Bravo Klaudia Pepa!
Urime pafund për Klaudian  që për mua është fituese absolute e garës  "Categoria Danza" e programit "Amici’, Canale 5", (fituesja e shpallur as që i afrohet aftësive dhe talentit të Klaudias).
Faleminderit Klaudia për emocionet që na dhurove , për ndjenjën e krenarisë si shqiptare. Atë që shpesh s'arrin ta bëje as politika, as diplomacia e përmbushin talentet e mrekullueshëm që nxjerr ky popull. Sikur edhe brenda politkes sonë, të bëhej një garë e tillë me me aftësi dhe kapacitete, ku vend do kish ecur me kohë përpara si një nga vendet më të zhvilluara europiane”, shpreh Lajla Përnaska duke shfaqur kështu edhe vëmendjen e saj ndaj talenteve pavarësisht se nuk është më në Kuvend si deputete.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023226022720337
array(1) { ["section"]=> string(119) "ish-deputetja-e-pd-per-klaudian-ne-amici-sikur-nje-gare-e-tille-te-behej-ne-politike-ky-vend-do-kish-ecur-me-kohe-12836" }