Ish-deputetja e PD prezanton bashkëshortin e saj në mënyrë romantike, ja si janë njohur për herë të parë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:12 17-01-2021 Ish-deputetja e PD prezanton bashkëshortin e saj në mënyrë romantike, ja si janë njohur për herë të parë

Ish-deputetja e PD-së, Oriola Pompuri ka folur për njohjen me bashkëshortin e saj Henrik Zotaj, mjek onkolog.

Ata kanë qenë të ftuar sot në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan.

Ata kanë folur për fillimet e njohjes së tyre dhe për dasmën e bërë 4 vite pas lindjes së djalit të madh.

Pjesë nga biseda:

Oriola Pampuri: Mënyra për ta bërë prezantimin për gjysmën time shumë të mirë është për mua sigurisht një emocion shumë ndryshe. Është gjysma ma të cilën nuk mund të bëj dot hapa para , është gjysma me të cilën kam filluar të jetoj pothuajse 18 vite më parë, është gjysma ime më e mirë, është një mjek shumë i mirë, mjek onkolog, prej 7 vitesh shef i Shërbimit të Onkologjisë Paliative në Tiranë, prej 20 vitesh shërben në këtë shërbim onkolog dhe bashkëshorti im, bashkëshort i përkryer jo se është i imi, babai i dy djemve dhe një familjar sinqerisht për t’u admiruar. Jam krenare.

Ardit Gjebrea: Unë di që celebrimin e keni bërë shpejt, por ceremonia e dasmës, ka ardhur më pas, si ka ndodhur?

Henrik Zotaj: Për një ose dy vite më vonë që jam njohur me Oriolën ka ardhur në jetë  Endi, djali jonë i madh dhe ndofta ishte dhe lindja e djalit që na i përshpejtoi celebrimin. Kure dasmën planikifuam ta bënim pas disa vitesh kur ishim më të rehatuar, më të qetë. Dasma është bërë në Tetor të vitit 2008 dhe Endi ishte 4 vj. Dasma është bërë në Tetor të vitit 2008 dhe Endi ishte 4 vjeç.

Ardit Gjebrea: E mbante fustanin e mamit?

Henrik Zotaj: Ajo ishte gjëja më e bukur e dasmës, ishte veshur me kostum dhe po mbante fustanin e Oriolës gjatë hyrjes në ceremoninë e dasmës dhe besoj se ishte elementi më i bukur i dasmës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mendimet e tepërta dhe të vazhdueshme: Çfarë mund të bëni për t’i lehtësuar
»
Article Logic
Execution time: 0.02311897277832
array(1) { ["section"]=> string(110) "ish-deputetja-e-pd-prezanton-bashkeshortin-e-saj-ne-menyre-romantike-ja-si-jane-njohur-per-here-te-pare-235330" }