Ish deputetja e PS ironizon fort të vetët: nese dikur shqipëria shnderroi ligësisht Kuvendin në teater kukullash, sot ka teatrin e kukullave - parlament (Deklarata)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:25 26-03-2020 Ish deputetja e PS ironizon fort të vetët: nese dikur shqipëria shnderroi ligësisht Kuvendin në teater kukullash, sot ka teatrin e kukullave - parlament (Deklarata) Ledi Shamku

Ish- deputetja e Partisë Socialiste Ledi Shamku e ka quajtur një lajm shumë të keq rrëzimin e qeverisë në Kosovë, ndërsa ka bërë edhe krahasimin e Parlamentit të Kosovës me Parlamentin e Shqipërisë.

Shamku në postimin e saj thotë se rrëzimi i Albin Kurtit si kryeministër tregon se sa ogurzezë janë kulisat e brenda-jashtëm të Kosovës.

Ndërsa bën edhe krahasimin e fjalimeve të Kurtit dhe Vjosa Osmanit me ato të deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë, Shamku thotë se Shqipëria dikur shndërroi Parlamentin në teatër kukullash, ndërsa sot ka Teatrin e Kukullave brenda Parlamentit.

Postimi i Ledi Shamkut:

DY TRISHTIME NË NJË DITË

1. Rrëzimi i Albin Kurtit Kryeministër

Është lajm shumë i keq, që tregon sa e fortë është errësira e sa ogurzeza janë kulisat e brenda-jashtme për Kosovën.

2. Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Shqipërisë

Dëgjova sot fjalimet e Albinit, Vjosës etj etj. Brendinë e drejtpërdrejtë të kumteve dhe peshën e njimendtë të fjalës. Dhe m’u kujtuan vetiu muhabetet me ëhisky, kaçurrela, superatllantik dhe këpërata në foltoren e tonit. Nga ky krahasim më vjen në mend veç kaq: Nëse dikur Shqipëria shndërroi ligësisht Parlamentin në teatër kukullash, sot ka Teatrin e Kukullave në Parlament.

Natën, shqipo!

Kosovë, tkam zemër!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parashikimi i motit, mësoni si do të jenë temperaturat sot
Dy raste të reja me koronavirus, infektohen vëllezërit nga Elbasani »
Article Logic
Execution time: 0.0083730220794678
array(1) { ["section"]=> string(165) "ish-deputetja-e-ps-ironizon-fort-te-vetet-nese-dikur-shqiperia-shnderroi-ligesisht-kuvendin-ne-teater-kukullash-sot-ka-teatrin-e-kukullave-parlament-deklarata-200104" }