Ish-deputetja kushërirë e gjyqtares që u masakrua në Tiranë: Ia prenë ëndrrën egërsisht (MESAZHI PREKËS)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:01 31-08-2017 Ish-deputetja kushërirë e gjyqtares që u masakrua në Tiranë: Ia prenë ëndrrën egërsisht (MESAZHI PREKËS)

Gjyqtarja Fildes Hafizi që u vra ditën e sotme në zonën e Xhamllikut në Tiranë, nga ish-bashkëshorti i saj është kushërirë e ish-deputetes së LIBRA-s Mimoza Hafizi.

Ish-deputetja Hafizi flet për herë të parë për këtë ngjarje tragjike të ditës së sotme, teksa thotë se gjyqtarja u vra pabesisht.

“Ishte vajzë e rrallë. E donte shumë jetën, adhuronte fëmijët e prindërit, admironte profesionin, respektonte dijen, i përkushtohej karierës, përbuzte injorancën, përçmonte apatinë, sfidonte stërmundimin.

U diplomua juriste, magjistrate, gjykatëse duke rritur dy fëmijë. E thurri me mund ëndrrën e vet. Që sot ia prenë egërsisht. Jam shumë larg e s'mund të shkoj t'i hedh një grusht dhé lamtumire. Me dhimbjen për vitet e pajetuara, me brengën e një vdekjeje që nuk e shmangëm dot, me jehonën e klithmave të saj për ndihmë, me revoltën ndaj sistemit që kemi ngritur”, shkruan ndër të tjera Hafizi.

MESAZHI I HAFIZIT:

Fildes Hafizin e vranë sot pabesisht. Ishte vajzë e rrallë. E donte shumë jetën, adhuronte fëmijët e prindërit, admironte profesionin, respektonte dijen, i përkushtohej karierës, përbuzte injorancën, përçmonte apatinë, sfidonte stërmundimin.

 U diplomua juriste, magjistrate, gjykatëse duke rritur dy fëmijë. E thurri me mund ëndrrën e vet. Që sot ia prenë egërsisht. Jam shumë larg e s'mund të shkoj t'i hedh një grusht dhé lamtumire. Me dhimbjen për vitet e pajetuara, me brengën e një vdekjeje që nuk e shmangëm dot, me jehonën e klithmave të saj për ndihmë, me revoltën ndaj sistemit që kemi ngritur.

Por e di se buzëqeshja e saj e bukur do çajë murin e zi të vdekjes për t'iu bërë dritë dy prindërve të mjerë e dy fëmijëve të dashur. Se iu duhet, që t'ia shohin kuptimin jetës edhe pa sytë e Desit. Lamtumirë kushërira ime trime!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084271430969238
array(1) { ["section"]=> string(107) "ish-deputetja-kusherire-e-gjyqtares-qe-u-masakrua-ne-tirane-ia-prene-endrren-egersisht-mesazhi-prekes-90768" }