Ish-deputetja ngre në qiell Prokuroren: Elizabeta, një mbretëreshë në sistemin tonë të drejtësisë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:27 21-10-2017 Ish-deputetja ngre në qiell Prokuroren: Elizabeta, një mbretëreshë në sistemin tonë të drejtësisë

Ish-deputetja e PD Albina Deda ngre në qiell prokuroren Elizabeta Imeraj, një prej prokureve të çështjes Tahiri duke e cilësuar “mbretëreshë” të sistemit të drejtësisë.

KOMENTI I PLOTË i Albina Dedës:

Elizabeta-Nje mbretereshe ne sistemin tone te drejtesise!

(Pershtypje)

-Sinqerisht deri dje ne seancen e Kuvendit une i perkisja asaj pjese qe nese nuk e kisha humbur totalisht besimin isha krejt skeptike nese ky sistem drejtesie ne Shqiperi te mund te kete njerez e forca te ngrihet aty ku duhet.

Gjithmone ndodh që dhe raste te veçanta te mund te influencojne ne rikthimin e besimit.

Dhe ky rast tek une ka emer e mbiemer te perveçem:

Elizabeta Imeraj.

Rasti i saj me shtyu te hulumtoj gjate nga burime te shkruara dhe verbale per prokuroren e re qe dje publikisht dhe prej shume kohesh praktikisht eshte shendrruar ne embleme-mbretereshe te Prokurorise shqiptare!

Elizabeta ka 13 vite qe punon ne Prokurorine e Krimeve te Renda.

Ajo asnjehere nuk eshte graduar nga eproret dhe as reklamuar por gjithmone nuk ka reshtur se punuari me profesionalizem,guxim e ndershmeri.

Kur kolege te saj aspak meritore jane tejvleresuar Elizabeta eshte specializuar.

Kur miqte e politikes nepotike graduar prokurorja plot seder e karakter ka doktoruar.

Magjistrate me rezultate ekstremisht pozitive rasti"Tahiri",nuk eshte sprova e sfida e saj e madhe.

Ajo prej vitesh eshte perballur me raste te koklavitura organizatash kriminale.

Eshte pikerisht Elizabeta qe hetoi e dokumentoi rastin e te ashtuquajturve "imamët"duke perballur me drejtesine nje organizate qe kishte konsumuar elementet thelbesore te terrorizmit.

Shullazi qe tmerroi politiken,akademiket e bisneset u vu ne pranga e po hetohet me guxim po nga Elizabeta.

Edhe dje ajo pati perballjen e radhes me emra te rendesishem te krimit nga korporata politike.

Dje e pashe live modelin e zonjes se hekurt te ligjit,te profesionistes dhe guximtares qe na jep shprese e frymezim se drejtesia ne kete vend ka njerez qe i dalin per zot.

U ndjeva mire per vete femijet e mi dhe vendin tim.

Krejt njerezisht sot e pershendes prokuroren Elizabeta te cilen kurre nuk kam pasur rastin ta njoh por kjo nuk me ndalon te ndjehem krenare me te!AD

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031038999557495
array(1) { ["section"]=> string(101) "ish-deputetja-ngre-ne-qiell-prokuroren-elizabeta-nje-mbretereshe-ne-sistemin-tone-te-drejtesise-96707" }