Ish dhjetorist dhe demokrat i orëve të para, ndahet nga jeta gazetari Myftar Gjana

Publikuar tek: aktualitet, më 21:53 23-12-2019 Ish dhjetorist dhe demokrat i orëve të para, ndahet nga jeta gazetari Myftar Gjana Ish dhjetoristi, ish diplomati dhe gazetari kuksian, Myftar Gjana

Është ndarë nga jeta ditën e sotme ish gazetari dhe diplomati Myftar Nuhi Gjana.

Si një ish dhjetorist, Myftari ishte një nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes studentore në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe pjesëmarrës në grevën e urisë së shkurtit 91'.

Myftar Gjana njihej si një demokrat i orëve të para dhe aktiv në krijimin e Partisë Demokratike në rrethin e Kukësit.

Gjana ka botuar edhe disa vëllime me poezi si dhe ka përkthyer vepra të kolosëve si Eric Fromm, Hannah Arendt, Oscar Wilde apo Samuel Huntigton.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Avokati i njohur komenton të shkuarën “komuniste” të kreut të SPAK dhe foton e prokurorit me Ulsi Manjën
BKH ‘një hap larg’, kreu i SPAK Arben Kraja pritet të zgjedhë drejtuesin e ‘FBI-së’ shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.010854005813599
array(1) { ["section"]=> string(88) "ish-dhjetorist-dhe-demokrat-i-oreve-te-para-ndahet-nga-jeta-gazetari-myftar-gjana-190199" }