Ish-diplomati në mbështetje të METËS: Po ruan rendin kushtetues, ka rol kryesor për reformën në drejtësi

Publikuar tek: politike, më 17:33 20-11-2019 Ish-diplomati në mbështetje të METËS: Po ruan rendin kushtetues, ka rol kryesor për reformën në drejtësi Prof. Lisen Bashkurti

Përse duhet vlerësuar dhe mbështetur Presidenti Meta

Prof. Lisen BASHKURTI

Mbas pështjellimeve institucionale dhe politike, mbas kaosit opinional dhe mediatik është përsëri Presidenti Meta që po kontribuon jashtë mase për të ruajtur rendin kushtetues, balancat politike dhe kredibilitetin e vëndit në raport me diplomacinë e huaj të akredituar brënda dhe jashtë vëndit.

Në mënyrë të vecantë roli e kontributi i Presidentit Meta po tërheq vëmëndjen në rritje të opinionit publik qytetar dhe kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar lidhur me deklarimet, qëndrimet dhe veprimet e ndërmarra për mbrojtjen e rendit kushtetues, për themelimin e Gjykatës Kushtetuese, për shpalljen ‘non grata’ të ambasadorit të OSBE në Tiranë, për inicimin e dialogut shumë-dimensional politik, institucional, shoqëror dhe personal me aktorë dhe faktorë të rëndësishëm në vënd.

Konstitucionalizmi dhe përgjegjshmëria, serioziteti dhe profesionalizmi, përvoja dhe afësitë, guximi për veprim dhe vullneti politik po karakterizojnë vëndin e rolin e Presidentit Meta në këtë fazë shumë delikate që po kalon Shqipëria. Padyshim që qarqe të ndryshme politike, grupe kontraverse interesi, lobe të caktuara mediatike dhe rrjete sociale kanë qasje të ndryshme lidhur me vëndin dhe rolin e Presidentit Meta në situatën aktuale të vëndit. Kjo është e natyrshme, ndonëse pak ekstreme. Jashtë gjithë këtyre qarqeve politike dhe grupeve të interesit, jashtë gjithë këtyre lobimeve mediatike e rrjeteve sociale dëshiroj të tërheq vëmendjen në disa aspekte, ku vëndi e roli i Presidentit ka marrë një dimension jashtë mase të rëndësishëm për fatet e vëndit.

1.Mbështetës i agjendës kombëtare të integrimit

Në mënyrë shumë të shpejtë dhe dinamike Presidenti Meta duket qartë se e ka shndërruar rezolutën e Bundestagut Gjerman në agjendën e veprimtarisë së tij presidenciale. Ky reflektim i shpejtë dhe dinamik i kreut të shtetit nevojitet të kihet parasyshë në shkallë vëndi. Pra, rezoluta e Bundestagut Gjerman për Shqipërinë lypet të shndërrohet institucionalisht, politikisht dhe publikisht në agjendë kombëtare për Shqipërinë. Duhet lënë anash gjithë prioritetet e tjera.

Cdo zyrë dhe zyrtarë, cdo sistem, cdo sektor, cdo aktor dhe faktor, cdo media e vokacion, madje edhe cdo qytetar nevojitet ta konsiderojë rezolutën e Bundestagut Gjerman krye-prioritetin e agjendës kombëtare. Këtë agjendë na e ka bërë dhe ofruar një shtet dhe një komb i madh, Gjermania; një institucion përfaqësues shumë kredibël ndërkombëtar, Bundestagu; një qeveri dhe lidership i shquar botëror, Kancelarja Merkel dhe qeveria e saj; një fuqi lokomotivë e Bashkimit Evropian; një faktor me ndikime të konsiderueshme globale.

Gjermania dhe politika e saj janë jashtëzakonisht profesionale, serioze, konsistente dhe eficente. Të gjithë lypet të dijmë të sillemi me Gjermaninë. Gjermania ka identifikuar qartësisht nëntë problemet themelore të Shqipërisë, ka bërë agjendën tonë, të formuluar politikat relevante, ka afatizuar zbatimin e tyre, i ka adoptuar në Bundestag, i ka përcjellur në Shqipëri dhe në Bashkimin dhe pret zbatimin e tyre rigoroz. E përsëris shumë rigoroz. Të jemi të kujdeshëm me Gjermaninë dhe Gjermanët! Nuk janë si të tjerët. Janë shumë më ndryshe. Prandaj edhe ne shqiptarët lypet të ndryshojmë dhe të sillemi ndryshe përballë tyre.

Presidenti Meta është i pari që po jep shëmbullin më të mirë në shndërrimin e rezolutës së Bundestagut Gjerman në agjendë mbarë kombëtare. E gjithë presidenca, me një staf të pakët, por me energji aktive dhe pozitive po jep modelin për gjithë të tjerët në kuptimin e reflektimit, të dinamizmit dhe të rigorozitetit për të ndryshuar dhe implementuar shpejt dhe pamëdyshje pikë për pikë dhe në kohën e parashikuar gjithë agjendën që shteti i madh, mik i Shqipërisë dhe Shqiptarëve, Gjermania na ka ofruar si mundësi madhore për hapjen e negociatave për antarësim në BE brënda pranverës së ardhshme.

Kjo frymë që vjen nga Presdienti dhe institucioni i Tij lypet sa më shpejtë të përcillet dhe të reflektohet edhe nga institucionet shtetërore, politike, ekonomike dhe shoqërore. Lypet të lëmë mënjanë agjendat dytësore, të rëndomta, profitabile, propogandistike dhe të vëmë në tryezat e punës vetëm agjendën që na ka ofruar Bundestagu Gjerman. Të jemi mirënjohës që Gjermania na ka bërë agjendën kombëtare, të jemi reflektiv për ta pasqyruar atë të gjithë dhe shumë shpejtë, të jemi serioz për përmbushjen e saj pikë për pikë, të jemi të ndershëm, transparent, të përgjegjshëm dhe gjithëpërfshirës për implementimin e saj të plotë dhe kohën e duhur.

2.Rol kryesor për reformën në drejtësi dhe zbatimin e saj

Kriza shqiptare po vazhdon. Por, ajo ka hyrë në një fazë të avancuar, komplekse dhe në disa aspekte e paqartë në zgjidhjen e saj. Këtë karakter kompleks, kaotik dhe konfuz në adresimin e saj kriza aktuale shqiptare e ka kryesisht për shkak të adoptimit të shumë reformave të mëdha dhe për një kohë të shkurtër. Vakumi institucional, limitet e burimeve njerëzore dhe kapacitetet e pamjaftushme financiare e thellojnë dhe e vështirësojë situatën. Vetëm anagazhimi madh, organizimi i mirë, serioziteti dhe mbi të gjitha vullneti politik mund të ‘kompensojnë’ në një farë mase vakumin institucional, limitet e burimeve njerëzore dhe pamjaftueshmërinë e burimeve financiare.

Presidenti Meta dhe institucioni i Tij po japin modelin për mbështetjen dhe zbatimin e reformës në drejtësi. Po të kthejmë pak kokën prapa, ishte Kryetari i Kuvendit Meta, që në vitin 2015-2016 bëri pëprjekje titanike për të mbajtur të gjallë e funksionale jetën parlamentare Shqiptare, për të zhvilluar debatin e dialogun politik brënda dyerve të Kuvendit të Shqipërisë, për të zbutur polarizimin politik deri në atë masë, sa të arrinte atë që nuk kish ndodhur asnjeherë në historinë e pluralizmit dhe parlamentarizmit shqiptar-konsesusin e 140 deputevë për ndryshimet kushtetuese të Korrikut 2016 për reformën në drejtësi.

Ne dhe faktori ndërkombëtar e mbajnë mirë mënd këtë kontribut të jashtëzakonshëm të z. Meta për adoptimin e kushtetutës së 2016-tës për reformën në drejtësi. Ky kontribut duket edhe më i vlerësueshëm nga kënd-vështrimi i sotëm, kur shohim hapa prapa, thellimin e polarizimit politik, ndërprerjen e dialogut politik, daljen e opozitës jashtë parlamentit, ndërprerjen e reformave në gjysëm të rrugës dhe, cfarë është edhe më e rëndë, shkeljet e vazhdueshme dhe të hapura të Kushtetutës dhe ligjit nga mazhoranca parlamentare dhe Qeveria aktuale si dhe levat e mekanizmat e tyre.

Ndoshta është e vështirë të kuptohet e vlerësohet roli shumë i rëndësishëm i ish Kryetarit të Kuvendit e sot Presidentit të Republikës, z. Meta për adoptimin e ndryshimeve kushtetuese dhe zbatimin e reformës në drejtësi. Këtë kuptim e vlerësim e vështirësojnë akoma më shumë propaganda agresive dhe e shfrenuar zyrtare politike dhe mediatike, plot mashtrime dhe manipulime, që përpiqet të bëjë tym pa zjarr dhe të sajojë furtuna në gotë kundër Presidentit Meta.

Për ta kuptuar më mirë e më shpejtë dhe për të vlerësuar më drejtë rolin e rëndësishëm të Presidenit Meta për adoptimet kushtetuese të 2016 dhe zbatimin e reformës në drejtësi le të përpiqemi që të gjithë të imagjinojmë sado pak se si do të ishte situata kushtetuese e ligjore, institucionale dhe politike, diplomatike dhe ndërkombëtare e Shqipërisë pa rolin e hapur dhe aktiv të Presidentit Meta. Edhe imagjinata më e zhvilluar nuk do ta përfytyronte se na cfarë kaosi kushtetues e ligjor do futej vëndi, se në cfarë zhbalancimesh politike dhe vakumesh institucionale do të zhyteshim, se në cfarë raportesh do të ishim me agjendën e integrimit të vëndit. Ka qënë vetëm Presidenti që ka mbajtur e garantuar rendin kushtetues, funksionimin institucional, ekulibrin politik dhe përfaqësimin dinjitoz në raport me diplomacinë e akredituar në Tiranë dhe në botë.

Krijimi i Gjykatës Kushtetuese, pa pikë dyshimi është shprehje e aftësisë parashikuese dhe realizuese të Presidentit të Republikës, Meta. Ka qënë z, Meta që e ka vlerësuar me kohë se vëndi i ekspozuar pa Gjykatë Kushtetuese nuk ka as konstitucionalizëm. Me përpjekje të mëdha Presidenti mbrojti Kushtetutën edhe pa Gjykatë Kushtetuese. Dhe e bëri përballë një mazhorance arrogante ndaj kushtetutës dhe ligjit, ndaj parimeve demokratike dhe Europiane, ndaj një qeverisjeje të paaftë dhe e papërgjegjshme në qëndrimet e vendimet e saj. Nga ana tjetër, Presidenti Meta u përball edhe me bojkotin e opozitës dhe paqartësitë e saj në strategjinë dhe aksionin politik kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo situatë shumë serioze e krijuar nga arbitariteti i mazhorancës dhe nga paqartësitë e opozitës u menaxhua mjeshtërisht nga Presidenti Meta, i cili shfrytëzoi gjithë instrumentat kushtetues e ligjor si dhe gjithë eksperinëcën dhe aftësitë e tij drejtuese dhe politike për të cbllokuar proceset e brëndshme, të marrëdhënieve fqinjësore, të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit Evropian.

Në këto kushte të jashtëzakonshme të një mazhorance qeverisëse që tenton ta shndërrojë Shqipërinë në një ‘out-laë state’, është vetëm Presidenti i Republikës, z. Meta që po bën përpjekje shumë serioze për t’u shndërruar në referencë kushtetuese për vëndin. Në praktikën afro 30 vjecare që kemi ndeshur mbas viteve ‘90-të është e para herë që një President i Shqipërisë ka bërë kaq shumë përpjekje dhe ka shënuar kaq kontribute për të vendosur cdo deklarim, cdo qëndrim, cdo veprim, cdo akt në suazën e interpretimit kushtetues e logjor.

Ky veprim i admirueshëm dhe i vlerësueshëm i Presidentit Meta arriti kulmin këto ditë me krijimin e Gjykatës Kushtetuese të vëndit. Përgjegjësia e lartë institucionale e vetë Presidentit, që edhe në mënyrë të sforcuar. bëri që të hidhet një hap themelor i reformës në drejtësi. Me këtë përgjegjësi dhe profesionalitet Presidenti Meta amortizoi në një masë të konsiderueshme propogandën manipulative dhe veprimet agresive zyrtare të mazhorancës aktuale dhe levave e mekanizmave të saj, plogështitë dhe paqartësitë e opozitës, disa lojra të papastra të ndonjë individi apo përfaqësie diplomatike të huaj në Tiranë dhe vetë problematikat e Rajonale, Evropiane dhe ndërkombëtare.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034065008163452
array(1) { ["section"]=> string(109) "ish-diplomati-ne-mbeshtetje-te-metes-po-ruan-rendin-kushtetues-ka-rol-kryesor-per-reformen-ne-drejtesi-186590" }