Ish-drejtoresha e Tatimeve plas 'BOMBËN' në emision: Rafineria e Ballshit i përket shtetit, kam edhe unë informacione se si është abuzuar

Publikuar tek: aktualitet, më 20:53 19-10-2020 Ish-drejtoresha e Tatimeve plas 'BOMBËN' në emision: Rafineria e Ballshit i përket shtetit, kam edhe unë informacione se si është abuzuar Briseida Shehaj

Ish-drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj ka folur në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit, për të cilën është shprehur se i përket shtetit.

Sipas saj, detyrimet e shumta që kanë lënë kompanitë që e kanë patur kanë bërë që të jetë një aset që i përket shtetit, por është marrë padrejtësisht nga një bankë për shkak të një ankandi të paligjshëm nga një kompani përmbarimore.

Ajo është shprehur se disponon informacione se si është abuzuar në atë rafineri, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

"Deri në vitin 2013 kompania që e kishte në pronësi kishte detyrime ndaj nesh, bëmë marrëveshje dhe u shlyen detyrimet. Më vonë filluan problemet me atë uzinë. Ne iu drejtuam ministrit të Drejtësisë dhe është bërë një kallëzim penal në lidhje me kompaninë përmbarimore.

Ajo është një kompani e privatizuar, por për shkak të detyrimeve ai aset i përkiste shtetit, Por ngrihet një kompani përmbarimore dhe e nxjerr në ankand pa marrë parasysh detyrimet, dhe kompania i kalon një banke. Sot Shqipëria është në një proces gjyqësor. Kam edhe unë informacione por nuk do flas. Shteti duhet të bëhet pronar i saj, e ka shumë të thjeshtë t'i kthejë rafinerinë shqiptarëve", tha Shehaj në Syri Tv.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 25 vite kërkime të pareshtura, familja dorëzohet për gjetjen e Remzi Hoxhës, djali i biznesmenit premton varrin dhe memorialin
Paralajmërimi i ‘frikshëm’ i Piperos: Fillimisht mbyllja mund të bëhet në qytete të vogla, askush... »
Article Logic
Execution time: 0.013779878616333
array(1) { ["section"]=> string(140) "ish-drejtoresha-e-tatimeve-plas-bomben-ne-emision-rafineria-e-ballshit-i-perket-shtetit-kam-edhe-une-informacione-se-si-eshte-abuzuar-224361" }