Ish-drejtoresha e Tatimeve revoltohet keq me Bashkinë e Vlorës: 'A shtet, a ka prokurori? Siii mundet siiiiii'. REAGON BASHKIA: Leja e dhënë në 2014, por ndjekim shqetësimin (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:44 18-07-2019 Ish-drejtoresha e Tatimeve revoltohet keq me Bashkinë e Vlorës: 'A shtet, a ka prokurori? Siii mundet siiiiii'. REAGON BASHKIA: Leja e dhënë në 2014, por ndjekim shqetësimin (E PLOTË) Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj

Ndërtimi i një pallati të ri shumë pranë disa godinave ekzistuese ka revoltuar tej mase ish drejtoreshën e Tatimeve, Brisida Shehaj, e cila kërkon nga prokuroria të nisë hetimet.

Shehaj, që mesa duket ka edhe banesën e saj në pallatin ekzistues, shpërthen në revoltë ndaj Bashkisë së Vlorës për dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati tjetër që “nuk ruan as distancën minimale”.

"A shtet aaa", shkruan ajo teksa ngre pyetjen, a ka prokurori që të nisë menjëherë hetimet.

“Nuk hap dot as dritaren se më hy komshiu brenda, tmos mendojmë pastaj që mund të hyjë edhe një hajdut e të bëjë qejf në shtëpinë tënde”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Nuk ka munguar as ironia e ndjekësve të saj, një prej të cilëve i shkruan “shteti që deshët”.

Sakaq, ka reaguar menjëherë Bashkia e qytetit të Vlorës, duke vënë në dukje se leja e ndërtimit për pallatin shumëkatësh është dhënë në vitin 2014. Megjithatë Bashkia e Vlorës thotë se do të vijojë të ndjekë me vëmendje çdo shqetësim të qytetarëve për të parë se si mund të përmirësojë situatën.

“Subjekti ndërtues është i detyruar që çdo tre muaj të raportojë me shkrim në drejtorinë përkatëse të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit pranë bashkisë/komunës mbi ecurinë e punimeve. Në rast shkelje të kushteve ligjore të kësaj leje, do të merren masa konform ligjit deri në pezullimin e saj”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Bashkisë Vlorë.

Reagimi i Bashkisë:

sdgfwergerghdg.jpg

sdgegherheheh.jpg

dfgdeghetrheh45rh.jpg

dfswdvgwerherh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026360034942627
array(1) { ["section"]=> string(180) "ish-drejtoresha-e-tatimeve-revoltohet-keq-me-bashkine-e-vlores-a-shtet-a-ka-prokurori-siii-mundet-siiiiii-reagon-bashkia-leja-e-dhene-ne-2014-por-ndjekim-shqetesimin-e-plote-172609" }