Drejtori i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Mentor Tola është arrestuar mëngjesin e sotëm nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, nga finalizimi i operacionit “Konçensioni”.
“Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi gjatë muajit shkurt 2015, në bashkëpunim me njëritjetrin dhe në mënyrë të kundraligjshme kanë falsifikuar dokumentet zyrtare dhe i kanë dhënë dokumenta pronësie me konçesion një firme private, duke bërë tjetërsimin e pronave të banorëve të fshatit Muriqan Elbasan, të cilët e kanë përfituar me Ligjin Nr.7501 viti 2001”, thuhet në deklaratën e policisë.