Ish drejtori i policisë së Tiranës, Mithat Havari rrëfen një epsiod përplasjesje të shefit të qarkullimit rrugor për Tiranën Ervin Hasrama me drejtorin austriak të hotel “Rogner” në Tiranë.
Ky i fundit iu ankua, siç shpjegon Havari se bllokimi i bulevardit për shkak të protestës, i prish biznesin.
Havari rrëfen më tej me krenari se shefi i qarkullimit Hakrama ju pëgjigj me një anglishte korrekte Austriakut shume herë më të mire se ai, duke i thënë se kishte epror dhe se kryente detyren , por do ta percillte shqetesimin e tij tek autoritetet mbi të.”
RRËFIMI I PLOTË:
“Ndodhem ne Rogner momentalisht duke pire kafen e mengjezit , nderkohe ishte dhe shefi i qarkullimit rrugor per Tiranen Ervin Hasrama me nje vartesin e tij .
Te dy ishin duke konsumuar kafen si dhe une , me pershendeten plot respekt .
Pas pak afrohet kamarieri e me thote se kafen e kini te paguar nga dy oficerat .
U çova ju dhash doren i falenderova per gjestin fisnik , e duke ju uruar sherbim te mbare , sigurisht ta kalonin me sukses situaten .
Por deri ketu ne rregull , pas disa sekondash vjen drejtori i hotel Rogner qe eshte Austriak dhe filloi t'ju kerkoje llogari zyrtareve te policise , pse eshte bllokuar bulevardi se i prishin biznesin duke ngritur zerin i rrevoltuar .
Shefi i qarkullimit Hasrama ju pergjigj me nje anglishte korrekte Austriakut shume here me te mire se ai , duke i thene se kishte epror dhe se kryente detyren , por do ta percillte shqetesimin e tij tek autoritetet mbi te. Sakaq u larguan serioz ne drejtim te detyrave te tyre .
Me thene te drejten u ndjeva shume krenar me Hakramen dhe vartesin e tij , nuk kishin as nje ndryshim nga oficere policie te bashkimit Europian .
Ka ndryshuar shume standarti kulturor profesional i policis Shqiptare por dhe performanca e tyre krahesuar me te shkuaren jo te larget .
Me pas drejtori i Rognerit erdhi tek une dhe filloi akuzat ndaj policis. E sqarova qe nuk eshte pergjegjesia e dy oficereve per situaten .Kini te drejte vazhdova une per sa pretendon , por duhet ta kerkosh me siper pse jo te vesh ne levizje dhe kryeministrin , ose ambasaden Austriake ne Tirane .
U qetesua drejtori , dhe vazhdoi punen e tij , une ne timen sigurisht !”