Ish-drejtori serb ngjall debat me të vetët, pranon publikisht se Trepça është e Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 09:01 14-08-2019 Ish-drejtori serb ngjall debat me të vetët, pranon publikisht se Trepça është e Kosovës

Ish-drejtori serb i “Trepçës” në veri, Novak Bijeliq, ka deklaruar publikisht se Trepça është e Kosovës dhe jo e Serbisë.

"Serbia si shtet nuk ka kurrfarë kompetencash e as interes nga ajo që sot quhet “Trepça”, tha ai duke ngjallur debat te të vetët, pasi zyrtarët e Serbisë e cilësojnë Trepçën si vijën e kuqe, nga e cila nuk heqin dorë.

Por drejtori i dikurshëm i “Trepçës” nga vitit 1995 deri më 2001-n, Novak Bijeliq, thotë se “Trepça” nga janari i vitit 2001 nuk është në dorë të Serbisë, shkruan “Zëri”, raporton Newsbomb.al.

“Serbia si shtet nuk ka kurrfarë kompetencash e as interes nga ajo që sot quhet ‘Trepça’. Nga 14 miniera, 8 flotacione, 2 metalurgji dhe mbi 20 fabrika sot punojnë vetëm dy miniera: ‘Crnac’ dhe ‘Belo Berdo’, në të cilat në kohën sa unë kam qenë drejtor kanë punuar 350 njerëz. Të gjitha taksat dhe tatimet paguhen në llogari të Kosovës, ndërsa i vetmi interes është që ata njerëz i marrin pagat. Ndonëse do të duhej diçka të eksportohet, koncentrati, kërkohet leja e institucioneve të Kosovës”, ka sqaruar Bijeliq.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071461200714111
array(1) { ["section"]=> string(93) "ish-drejtori-serb-ngjall-debat-me-te-vetet-pranon-publikisht-se-trepca-eshte-e-kosoves-175279" }