Ish e dashura i shkatërron rrjetin e prostitucionit në Itali, arrestohet 40 vjeçari shqiptar koka e grupit, vëllai i tij, dy kushërinjtë dhe një rumun (EMRAT-FOTO-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:36 25-11-2020 Ish e dashura i shkatërron rrjetin e prostitucionit në Itali, arrestohet 40 vjeçari shqiptar koka e grupit, vëllai i tij, dy kushërinjtë dhe një rumun (EMRAT-FOTO-DETAJE) Grupi i shqiptareve dhe italianeve qe shfrytezonin prostituta

Eduard Gjini nga Shqipëria, dhe 23 vjeçari italian Riccardo Ruggitiello dhe 30 vjeçarja rumune Giorgianna Caprau kanë rënë në prangat e autoriteteve italiane pasi drejtonin një rrjet të prostitucionit në vendin fqinj. Në kërkim ëhstë shpallur “koka e grupit”, Edmond Gjini, vëllai i Eduardit.

Ata kanë dalë në gjyq të akuzuar për krijimin e një grupi që shfrytëzonte afro 20 prostituta në zonën Pontebbana dhe Terraglio, në Itali. Në pranga bashkë me dy personat e sipërpërmendur ka rënë dhe 27 vjeçari shqiptar Petrit Gjini, kushëri i Edmond dhe Eduard Gjinit, dhe Simona Mirabela 22 vjeçare rumune.

“Koka e grupi” Edmond Gjini, është arrestuar dhe më herët nga Gjykata e Venecias më 31 janar 2013, me detyrimin të mos kthehej në Itali për 10 vjet. “Në fakt, udhëtimet e tij nuk mbaruan kurrë, siç kanë dokumentuar hetuesit. Atë  e ka tradhtuar ishte ish e dashura e tij, një grua 43-vjeçare që iu drejtua policisë për të denoncuar metodat e bandës: Edmondi vetë, pasi e la atë, e kërcënoi atë të mos raportonte te forcat e policisë”, shkruajnë mediat italiane.

Në pranga përfundoi vëllai i Edmondit, Eduardi, kushëriri i tij Petriti, ndërsa një kushëri tjetër me emrin Gjovalin, është në burg në Gjermani . Të tre këta persona, kishin për detyrë të veçantë të garantonin rendin dhe mbrojtjen zonën në rast të hyrjes së prostitutave të tjera në hapësirat e administruara nga banda e drejtuar prej Edmond Gjinit. Për të mbledhur paratë ishte një vajzë rumune, Simona Mirabela.

unnamed.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi
Dhunoi dhe qëlloi me thikë motrën, arrestohet 32-vjeçari në Kukës »
Article Logic
Execution time: 0.01113486289978
array(1) { ["section"]=> string(172) "ish-e-dashura-i-shkaterron-rrjetin-e-prostitucionit-ne-itali-arrestohet-40-vjecari-shqiptar-koka-e-grupit-vellai-i-tij-dy-kusherinjte-dhe-nje-rumun-emrat-foto-detaje-229038" }