Ish-i dashuri 10 vite më i ri përndjek 41 vjeçaren e divorcuar, policia e shpall në kërkim

Publikuar tek: aktualitet, më 08:27 01-07-2017 Ish-i dashuri 10 vite më i ri përndjek 41 vjeçaren e divorcuar, policia e shpall në kërkim foto ilustruese

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar, pasi ky i fundit është denoncuar për përndjekje nga e ish-e dashura e tij, 10 vjet më e madhe.

 

Burime nga Policia thanë se shtetasja me iniciale A.A. është paraqitur në Komisariatin nr.4 pasditen e së mërkurës, duke denoncuar ish-të dashurin për përndjekje, dhunë fizike e psikologjike, madje edhe kanosje serioze për jetën. 

Gruaja e divorcuar, 41-vjeçare, pretendon në polici se ka pasur një lidhje me shtetasin me iniciale M.P., 31 vjeç, lidhje së cilës i kishte dhënë fund për shkak të dhunës që ai ushtronte vazhdimisht ndaj saj. Por këtë vendim ai nuk e kishte pranuar duke e përndjekur gjatë 3 muajve që ata ishin ndarë.

Kallëzuesja ka pretenduar se ata kishin jetuar bashkë në shtëpinë e saj për një kohë të gjatë, por pas ndarjes ajo nuk e kishte lejuar që të shkonte më në shtëpinë e saj, duke ndërruar edhe bravën e derës. Por thuajse çdo natë ai ka shkuar te dera e apartamentit duke i krijuar shqetësime të vazhdueshme dhe gjendje ankthi, shkruan Panorama.

Madje në një rast, kur 41-vjeçarja është ndeshur në rrugë me të, ai ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj, në sy të dhjetëra personave. Ndërsa e ka kërcënuar se në rast se ajo do të lidhej me njeri tjetër, do ta vriste bashkë me të. Burime nga Policia thanë se 31-vjeçari ka qenë i proceduar edhe më parë për kanosje. Ndërsa aktualisht është shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039077043533325
array(1) { ["section"]=> string(95) "ish-i-dashuri-10-vite-me-i-ri-perndjek-41-vjecaren-e-divorcuar-policia-e-shpall-ne-kerkim-84627" }