Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, ka publikuar së fundmi një fotografi ku ka dalë përkrah ish-juristit të “CEZ” i famshëm kohët e fundit për deklaratat e tij në Komisionin Hetimor të aferës ‘CEZ’, Romeo Karaj.
Romeo Karaj, i vendosur për të çuar në burg personalitete të larta që sipas tij janë pjesë e skandalit të CEZ dhe kanë shkaktuar dëm shtetit disa miliona euro, është shprehur se fundmi se ka një plan për vrasjen e tij duke e paraqitur fillimisht si “të çmendur”, raporton Newsbomb.al.
Por Izet Haxhia ironizon Sali Berishën duke thënë se i kanë mbetur vetëm dy rrugë. Ja çfarë shkruan ai:
“Me mikun tim të vjetër ,Romeo Karaj.. Meqë qoftëlargu më ka cilësuar kriminel dhe miku im po sipas qoftëlargut ka tentuar të vrasë veten ,miku im më kerkoj ta ndihmoja në kryerjen me sukses të ''vetvrasjes' haaaaaa. .Por i them qoftëlargut se me hetimin që ka bërë Romeo, e presin dy rrugë :ose ajo e 313 ose vetvrasja...Te fala nga kuşadası...”. /Newsbomb.al