Ish kapiteni i Partizanit zbulon Edi Ramën si basketbollist: Thoshin se kishte ardhur me mik, por ai…

Publikuar tek: aktualitet, më 22:02 17-01-2021 Ish kapiteni i Partizanit zbulon Edi Ramën si basketbollist: Thoshin se kishte ardhur me mik, por ai… Edi Rama

Ish kapiteni i ekipit të Partizanit, Gazmend Çaçi ka zbuluar edhe një prapaskenë të kohës kur kryeministri Edi Rama firmosi me skuadrën kryeqytetase të basketbollit.  

I ftuar në emisionin “E diell”, Çaçi u shpreh se ndaj Ramës u krijua një paragjykim se kishte ardhur me mik në ekip, por më pas tregoi se ishte një nga basketbollistët më të mirë të kohës.

Sipas Çaçit, kryeministri i sotëm i Shqipërisë ishte basketbollist i talentuar.

“Kur erdhi në fillim, u kritikua sepse të gjithë thoshin se ka ardhur me mik. Por ai e tregoi veten. U bë pjesë e pesëshes më të mirë të basketbollistëve për atë periudhë. Tha që nëse nuk më pranon kapiteni i skuadrës (vetë zoti Çaçi) së ekipit kombëtar unë nuk vij. Nëse do të bëj edhe një mungesë, unë nuk do të jem më pjesë e ekipit kombëtar. Unë i thashë që këtu ka edhe të tjerë që vijnë me mik, por hajde trego veten,”u shpreh Çaçi.

Kryeministri Edi Rama jo vetëm që e ka ushtruar këtë sport por ka arritur të jetë pjesë e ekipit kombëtar të basketbollit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « URGJENTE! Thirrje për ndihmë! 17 vjeçari ka çarë aortën pas aksidentit tragjik, çdo orë që kalon i rrezikon jetën. Ja numrat e llogarisë ku mund të ndihmoni Nensin
E TRISHTË/ Mjekja shqiptare ndahet nga jeta në moshë të re »
Article Logic
Execution time: 0.013384819030762
array(1) { ["section"]=> string(105) "ish-kapiteni-i-partizanit-zbulon-edi-ramen-si-basketbollist-thoshin-se-kishte-ardhur-me-mik-por-ai-235372" }