Ish-këshilltari i Berishës tregon ‘pengun’: Po të ishte armiku do shkoja të votoja, t’i fusja një ‘plumb’ ballit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:32 25-06-2019 Ish-këshilltari i Berishës tregon ‘pengun’: Po të ishte armiku do shkoja të votoja, t’i fusja një ‘plumb’ ballit

Ish-këshilltari i Sali Berishës, Ilir Kadia rrëfen “pengun” e këtyre zgjedhjeve.

 

Ndërsa bën një retrospektivë nga zgjedhjet për partinë, Kadia thotë se këtë 30 qershor nuk do shkojë në votime.

“Do shkosh në Zgjedhje në 30 qershor? -më pyeti kolegu gazetar në studio.

Jo, i thashë. Jam lodhur nga Votimet. Po të jetë dhe “armiku” po! Ti fus një “plumb” ballit! Të ketë kuptim vota! Ta vras… pengun!”, shkruan Kadia.

KOMENTI I PLOTË NGA ILIR KADIA:

“Pengu”

Votimet e para i mbaj mend shumë mirë! Mezi prisja të zbardhte e të merrja votën e ta bëja plumb për armikun! Mezi prisja të kapja një armik rob e ti bëja gjyqin e ta dënoja në emër të popullit! Dënimi:vota plumb! Merrja shënjestër nga gryka e bunkerit me betonarme që kushtonte sa një dhomë e guzhinë! E pata timin buknkerin! Por jo dhomë e guzhinën!E mbaj mend rezulatin e votimeve! Doli të nesërmen me gërma të mëdha 99. 99 përqind për Frontin Demokratik! Vetëm Ai, armiku kundra! Por ai asnjëherë nuk doli hapur! Fshihej nëpër fshatra të largët, nëpër pyje të lartë, nëpër koçekët e zbrazur të misrit… Fshihej si bacil! Prej tij Partia asnjëherë nuk e kapi treshifrorin në votime:100 përqind! Më mbeti peng! 20 vjet votova për PARTINË! E kisha qef ditëm e votimeve! Na zgjonte gërneta e Rrushitit dhe fizarmonika e Mentorit si sot për Bajram! Binte gërneta pastaj linde dielli e ai pa u ngjitur një hosten votimet mbaronin! Kutia ish mbushur dëng me “plumba”! Armiku im imagjinar ish bërë vrima vrima gjoksin! Si kokë dushi!

Do shkosh në Zgjedhje në 30 qershor? -më pyeti kolegu gazetar në studio.

Jo, i thashë. Jam lodhur nga Votimet. Po të jetë dhe “armiku” po! Ti fus një “plumb” ballit! Të ketë kuptim vota! Ta vras… pengun!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025826930999756
array(1) { ["section"]=> string(113) "ish-keshilltari-i-berishes-tregon-pengun-po-te-ishte-armiku-do-shkoja-te-votoja-t-i-fusja-nje-plumb-ballit-169645" }