Ish-këshilltari i fushatës së Trump e pranon hapur: Kam takuar zyrtarë rusë

Publikuar tek: bota, më 20:49 04-11-2017 Ish-këshilltari i fushatës së Trump e pranon hapur: Kam takuar zyrtarë rusë

Ish-këshilltari i fushatës presidenciale të Donald Trump, Carter Page ka pranuar se është takuar me zyrtarë rusë gjatë vitit 2016.

Gjatë dëshmisë përpara Kongresit amerikan, Page është munduar të nënvlerësojë rëndësinë e këtij takimi, por megjithatë e ka pranuar se ka zhvilluar takime.

Ndërsa më herët gjatë intervistave të dhëna për mediat amerikane ish-këshilltari i ka mohuar takimet me zyrtarët gjatë një udhëtiimi të tij në vitin 2016. Fillimisht ai tha për prestigjozen New York Times se kishte takuar “kryesisht intelektualë”. Por bëhet e ditur se Carter Page ka dërguar një email tek një këshilltar i fushatës Donald Trump për të komentuar mbi diskutimet e tij me anëtarët e qeverisë ruse, raporton gazeta amerikane, duke cituar një burim pranë dosjes hetimore.

Sipas New York Times, mesazhi i dërguar nga Carter Page u lexua me zë gjatë seancës së dëgjimit të tij përpara Komisionit të Dhomës së përfaqësuesve. Komisioni po heton përpjekjet e Rusisë për të ndikuar zgjedhjet presidenciale të Nëntorit 2016 në favor të Donald Trump dhe një marrëveshje të mundshme midis ekipit të fushatës së Trump dhe Rusisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthim i fuqishëm në aeroportin kryesor të Arabisë Saudite
Bie fuqia e ISIS, ja sa territore ka humbur »
Article Logic
Execution time: 0.0055029392242432
array(1) { ["section"]=> string(80) "ish-keshilltari-i-fushates-se-trump-e-pranon-hapur-kam-takuar-zyrtare-ruse-98371" }