Ish-këshilltari i Trump lëshon 'bombën': Shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë e kërkuan Thaçi dhe Vuçiç

Publikuar tek: rajon, më 07:23 05-07-2020 Ish-këshilltari i Trump lëshon 'bombën': Shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë e kërkuan Thaçi dhe Vuçiç John Bolton

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka folur për çështjen e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai ka thënë se ideatorët e vërtetë të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë janë Hashim Thaçi dhe ALeksandër Vuçiç.

“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar” ka thënë ai për emisionin "Fokus".

Bolton është shprehur se marrëveshja për shkëmbimin e territoreve kundërshtohej nga disa vende europiane, por nëse arrihej në një marrëveshje, vështirë se do të gjendeshin forcat që shtetet europiane t'i dilnin kundër.

“Një nga gjërat që do të diskutonim ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni. Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte”, është shprehur ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097811222076416
array(1) { ["section"]=> string(117) "ish-keshilltari-i-trump-leshon-bomben-shkembimin-e-territoreve-mes-kosoves-e-serbise-e-kerkuan-thaci-dhe-vucic-212858" }