Ish-këshilltari LABURIST i Ramës Alaistar Campbell largohet nga Partia Laburiste, fillimisht e përjashtuan, më pas i hodhi në gjyq (LETRA E HAPUR)

Publikuar tek: bota, më 09:41 30-07-2019 Ish-këshilltari LABURIST i Ramës Alaistar Campbell largohet nga Partia Laburiste, fillimisht e përjashtuan, më pas i hodhi në gjyq (LETRA E HAPUR) Alaistar Campbell

Alaistar Campbell, ish drejtori i shtypit i ish-kryeministrit britanik Tony Blair, dhe në 2017 këshilltar për Kryeministrin Edi Rama për një mandat të dytë qeverisës ka dhënë dorëheqjen nga Partia Laburiste ku aderon, deri në përfundim të procedurave gjyqesore ku ia ka hedhur në gjyq “partinë që ka punuar gjithë jetën”, sic thotë ai.

“Si më parë, kam qenë i qartë se nuk doja vecanërisht të përfundonim në gjykatë kundër partisë që kam mbështetur, dhe kam punuar për shumë vite, gjithë jetën time, por po aq i qartë se nëse nuk do të ishte e vetmja mundësi për mua, do vazhdoja”, thotë Campbell.

Ky i fundit i ka shkruar një letër të gjatë kryetarit të Partisë Laburiste Jeremy Corbin ku sqaron aryset se pse nuk është në parti pas përjashtimit njëherë nga partia, dhe cilat janë arsyet që nuk beson se Corbin nuk mund të ngrejë laburistët.

Campbell është përjashtuar nga partia për shkak të qëndrimeve të mbajtura ndaj kreut laburist, sesi ai nuk ka qenë i qartë për një alternativë qeverisëse dhe shpresëdhënëse, në kohën që Brexit dhe Boris Johnson po i merr frymën Britanisë së Madhe. Por ai pas këtyre qëndrimeve u përjashtua. Kërkoi disa herë informaciove se pse kishte ndodhur ky veprim dhe nuk ka marrë përgjigje. Atëherë, Campbell vendosi të hedhë në gjyq partinë ku ai kishte punuar.

Në këtë moment, Jeremy Corbyn nëpërmjet kabinetit të vet i kërkon takim. Por në letrën e gjatë drejtuar Jeremy-së, ai thotë se nuk është më i interesuar pas pritjes së gjatë, dhe se gjithcka për opozitën i ka bërë të qarta në letër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012032985687256
array(1) { ["section"]=> string(149) "ish-keshilltari-laburist-i-rames-alaistar-campbell-largohet-nga-partia-laburiste-fillimisht-e-perjashtuan-me-pas-i-hodhi-ne-gjyq-letra-e-hapur-173781" }