Ish-komandantë të UÇK-së në Hagë, dëshmon njëri prej bashkëpunëtorëve të Ramush HARADINAJT

Publikuar tek: rajon, më 14:27 18-09-2019 Ish-komandantë të UÇK-së në Hagë, dëshmon njëri prej bashkëpunëtorëve të Ramush HARADINAJT Ramush Haradinaj

Gjykata Speciale e Hagës mori në pyetje ish-komandatin e UÇK-së Naim Maloku.

Vetë ky i fundit e bëri me dije lajmin në një postim në profilin e tij në Facebook. Ai falenderoi palën sllovene për mbrojtjen e të drejtave të tij si dëshmitar.

Për krimet e luftës në Kosovë janë intervistuar nga Gjykata e Hagës disa ish-krerë të UÇK-së mes tyre dhe Ramush Haradinaj, i cili në korrik dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Naim Maloku është deputet i AAK-së, parti që drejtohet Ramush Haradinaj.


Postimi i Naim Malokut:
Bashkëluftetarët e mi, familjarë dhe miq!

Ju njoftoj që sot, para pak çastesh, e kreva detyrimin tim para Drejtësisë së Shtetit tim, Kosovës duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë.

Intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, në prezencën dhe udhëheqjen e gjyqtares së kësaj Gjykate ,si dhe konform ligjeve dhe juridiksionit Slloven.

Unë dhe Prokuroria Speciale ishim palë të barabarta në Gjykatë.

E falenderoj Gjykatën e Qarkut të Lubjanës dhe shtetin slloven për korrektësinë dhe mbrojtjen e të drejtave të mia si palë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.3885190486908
array(1) { ["section"]=> string(96) "ish-komandante-te-uck-se-ne-hage-deshmon-njeri-prej-bashkepunetoreve-te-ramush-haradinajt-178887" }