Ish komandanti i UÇK tregon planin në 1999: Ishim gati të sulmonim trupat ruse

Publikuar tek: rajon, më 21:59 10-06-2019 Ish komandanti i UÇK tregon planin në 1999: Ishim gati të sulmonim trupat ruse Hyrja e UÇK-së fitimtare ne Prishtine me 10 qershor 1999

Në 20 vjetorin e hyrjes së UÇK-së në Prishtinë, ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur me pseudonimin Remi, ka treguar detaje nga prapaskenat e kësaj ngjarjeje.

Sipas komandant Remit, finalizimi i hyrjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si fituese në Prishtinë, u arrit në 10 qershor 1999.

20 vite më pas, Komandant Rustem Mustafa ka treguar momentin kur u kishte dhënë urdhër ushtarëve të zonës së tij operative që të marshonin drejt Prishtinës për çlirimin e saj.

Në rrëfimin e tij ish komandanti i UÇK-së tregon se pak përpara hyrjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë, në kryeqytet ishte futur një kontigjent rus të cilët kishin festuar së bashku me ushtarët serb.

Komandant Remi tregon se si UÇK-ja i vëzhgonte trupat ruse dhe serbe nga rrethinat dhe refuzoi kërkesën për vendosjen e trupave ruse në rajonin e Prishtinës. Pas largimit të trupave ushtarake ruse dhe futjes së ushtarëve të NATO-s në kryeqytet, atëherë UÇK-ja hri fitimtare në Prishtinë.  

Remi.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032101154327393
array(1) { ["section"]=> string(84) "ish-komandanti-i-uck-tregon-planin-ne-1999-ishim-gati-te-sulmonim-trupat-ruse-167716" }