Ish konkurrentja e Big Brother e publikon me foto e emër këtë djalë dhe kërkon ndihmën e familjarëve

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:03 28-05-2016 Ish konkurrentja e Big Brother e publikon me foto e emër këtë djalë dhe kërkon ndihmën e familjarëve

Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “Big Brother” Mimoza Krasniqi, jep identitetin e një personi që thotë se e përndjek prej 7 vitesh.

Teksa i bën publik emrin dhe foton në llogarinë e saj në Facebook, Mimoza kërkon ndihmën e familjarëve të tij pasi sipas saj, personi në foto është i sëmurë psiqik.

Postimi i Mimozës:

Njoftoj gjithë shoqërinë time se ky person me emrin Besnik Fetiu është një fans që kur isha pjesë e “Big Brother” që bëjnë 7 vite që atëherë. Këtë njeri e kam konsideru si fans por ja që ky na doli një njëri i sëmurë psiqikisht.

U bë shumë kohë që ky person po më bezdis në rrethin shoqëror, në rrethin e biznesit që zotëroj dhe në jetën time private. Ky person ështe fiksuar se do jem e këtij 100% dhe po mundohet sipas mënyrës së vet të më prishë terezinë. Një gjë ta dijë, që as në endërr mos ta imagjinojë këtë 100% që i është fiksu.

Ky njeri është një psikopat që kërcënon herë pas here shokët, shoqet e mia me të cilat unë shoqërohem. Ky person këdo që e bën friend ju lutem injorojeni sepse ky ka nevojë për mjekime. Ju lutem familjarë të Besnik Fetiut nëse e shihni këtë postim, ju lutem ndihmojeni atë të kurohet ose përfundimisht do e paraqes tek organet policore që të merren masa direkte për këtë njeri i cili po më shqetëson pa nevojë.

Deri tani kam toleruar dhe kam mirëkuptuar sepse e konsideroja thjesht një fans, po gjërat kanë arritur larg. Nëse do vazhdosh Besnik Fetiu akoma kështu, unë do i bëj një mbyllje përfundimtare këtij muhabeti, gjë që deri tani s’e kam bërë”.

mimo.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1452271938324
array(1) { ["section"]=> string(106) "ish-konkurrentja-e-big-brother-e-publikon-me-foto-e-emer-kete-djale-dhe-kerkon-ndihmen-e-familjareve-41749" }