Ish-krahu i djathë i Ramës akuza të forta: Qytetarët do paguajnë 20 milion euro më shumë drita, OSHEE në presion

Publikuar tek: politike, më 14:07 12-01-2018 Ish-krahu i djathë i Ramës akuza të forta: Qytetarët do paguajnë 20 milion euro më shumë drita, OSHEE në presion

Ish-krahu i djathtë i kryeministrit Rama, aktualisht kryetari i Partisë Zgjidhja Koço Kokëdhima, ka bërë akuza të forta për qeverinë shqiptare dhe formulën e re të OSHEE-së për të regjistruar adresën e banimit. 

Sipas kryetarit të Partisë Zgjidhja shqiptarët do paguajnë 20 milion euro më shumë drita.

“OSHEE është vënë nën presion nga qeveria që të mbledhë informacionin privat nga qytetarët për një tjetër arsye: Taksën e pronës. Nga 1 prilli do të fillojë taksimi i ri i pronës, që do të jetë mbi bazën e vlerës së pronës, jo më fikse”- shkruan Kokëdhima.

Postimi i plotë:

Qeveria kërcënon qytetarët me prerje dritash për taksën e re të pronës

Bëmat e qeverisë së Rilindjes nuk kanë të sosur. Më e fundit është kërcënimi i hapur ndaj qytetarëve që deri në 30 janar të regjistrojnë adresën e banimit, përndryshe do t’u priten dritat. Kjo është një shkelje ligji kokë e këmbë, pasi nuk ka asnjë referencë ligjore që parashikon një sanksion të tillë për ndërprerjen e energjisë elektrike.OSHEE është vënë nën presion nga qeveria që të mbledhë informacionin privat nga qytetarët për një tjetër arsye: Taksën e pronës. Nga 1 prilli do të fillojë taksimi i ri i pronës, që do të jetë mbi bazën e vlerës së pronës, jo më fikse. ZGJIDHJA e ka denoncuar shpesh këtë formulë të re, pasi ajo rrit barrën e taksave për shqiptarët, të cilët do të duhet të paguajnë rreth 20 milionë euro më shumë këtë vit dhe dyfish vitin e ardhshëm.
Pikërisht për të marrë informacion mbi adresat e sakta dhe sipërfaqet e pronave, kjo qeveri, që nuk ka qenë e aftë të zgjidhë çështjen e pronësisë, legalizimit e hipotekave, tani po kërkon t’u marrë shqiptarëve edhe qindarkën e fundit si taksë për pronën. Paaftësia dhe pafytyrësia e kësaj qeverie arrin deri në atë pikë sa t’i kërcënojë me ndërprerjen e energjisë elektrike qytetarët e vet, që e ka për detyrë t’i mbrojë dhe t’u shërbejë. ZGJIDHJA fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë nëse konstatojnë raste ndërprerjeje të energjisë, pasi kjo është një shkelje e pastër ligji. ZGJIDHJA do ta ndjekë këtë rast hap pas hapi, në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të vendit!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012217998504639
array(1) { ["section"]=> string(117) "ish-krahu-i-djathe-i-rames-akuza-te-forta-qytetaret-do-paguajne-20-milion-euro-me-shume-drita-oshee-ne-presion-106323" }