Ish-kreu i Emergjencave Civile Prençi: Ngrita alarmin për tërmete para 2 vitesh, në atë kohë u tallën

Publikuar tek: aktualitet, më 23:19 02-12-2019 Ish-kreu i Emergjencave Civile Prençi: Ngrita alarmin për tërmete para 2 vitesh, në atë kohë u tallën Ish-kreu i emergjencave Civile Shemsi Prençi

Ish-kreu i emergjencave Civile Shemsi Prençi ka thënë mbrëmjen e sotme se dy vite më parë kur ishte në krye të Emergjencave, ai ka dhënë alarmin për tërmete.

Prençi u shpreh në emisionin “360 Gradë” se kur ai kishte deklaruar para 2 vitesh se ishin në prag të tërmeteve meqë po përsëritej cikli, nuk e kishin marrë parasysh dhe e kishin nxjerr nga konteksti.

“Unë do ta mbaj mbi vetë një përgjegjësi që e kam deklaruar para dy vitesh. Në takimin e shtabit të emergjencës të prefekturës së Tiranës, nga studimi që kisha bërë të këtij libri dhe të një raporti të tërmeteve në Shqipëri nga IGJEUM, unë ngrita alarmin se ne duhet të përgatitemi edhe për tërmetet sepse jemi në prag të periudhës së përsëritjes së cikleve sipas këtij teksti dhe raportit. Në atë kohë e keqpërdorën kontekstin tim disa media, që thanë se drejtori i emergjencave ka parashikuar tërmetet”, tha Shemsi Prençi, ish-kreu i Emergjencave Civile.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024579048156738
array(1) { ["section"]=> string(106) "ish-kreu-i-emergjencave-civile-prenci-ngrita-alarmin-per-termete-para-2-vitesh-ne-ate-kohe-u-tallen-188178" }