Ish-kreu i UÇK-së Salih Mustafa del para ‘Speciales’, nuk pranon të deklarohet për fajësinë: Do konsultohem me avokatin

Publikuar tek: rajon, më 15:37 28-09-2020 Ish-kreu i UÇK-së Salih Mustafa del para ‘Speciales’, nuk pranon të deklarohet për fajësinë: Do konsultohem me avokatin Salih Mustafa ne Hage

Ish-kreu i UÇK-së Salih Mustafa ka dalë pasditen e sotme para gjykatësit të Procedurës paraprake në Hagë dhe nuk ka pranuar që të deklarohet për fajësinë, pra nuk është shprehur për akuzën.

Mustafa është pyetur nga gjykatësi, por ai ka thënë se nuk do ta bëjë një gjë të tillë pasi i duhet kohë për të diskutuar me avokatin e tij. 

“Brenda 30 ditësh do të thirreni që të pranoni fajësinë apo të deklaroheni fajtorë, nëse doni mund të deklaroni menjëherë nëse pranoni fajësinë apo të deklaroheni i pafajshëm. Do të ju pyes, a keni pasur mundësinë që t’i diskutoni akuzat me avokatin tuaj”, i është drejtuar gjykatësi Mustafës.

“Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, ka thënë ish-kreu i UÇK-së, i cili akuzohet për krime lufte.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në paraburgimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, po atë ditë. Aktakuza e ngarkon atë me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01149582862854
array(1) { ["section"]=> string(122) "ish-kreu-i-uck-se-salih-mustafa-del-para-speciales-nuk-pranon-te-deklarohet-per-fajesine-do-konsultohem-me-avokatin-221970" }