Ish-kryebashkiaku i Vlorës në krah të Mihalit, pronarit që sulmoi turistët: Kërkoi hakun e tij... Ata dy gangot në furgon i NEVERIS, spanjolli kurrë mos ardhtë! (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:20 18-08-2019 Ish-kryebashkiaku i Vlorës në krah të Mihalit, pronarit që sulmoi turistët: Kërkoi hakun e tij... Ata dy gangot në furgon i NEVERIS, spanjolli kurrë mos ardhtë! (E PLOTË)

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka reaguar ndaj ngjarjes që ndodhi me pronarin e restorantit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, i cili terrorizoi një grup turistësh spanjollë duke u hedhur me trup mbi makinën në ecje.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Gjika del kundër rrymës për Mihalin sepse sipas tij, atë e detyruan të shfaqej i shpërfytyruar mbi makinën që drejtonin dy gangster.

Më tej Gjika shton se ai spanjoll turisti, kurrë mos ardhtë dhe se mund të durojmë edhe për eurot e tij.

Statusi i plotë:

Kundër rrymës për Mihalin!

Jemi mësuar për fat të keq ti linçojmë publikisht njerëzit, mjafton të hedhë gurin i pari, dhe o burra kush të godasë më fort, mundësisht nga ato goditjet e ulëta nën brez, pa pyetur apo u informuar se për çfarë arsyeje Mihali u shpërfytyrua,ose e detyruan të shfaqej i shpërfytyruar, ashtu i pataksur mbi makinën që drejtonin dy gangsterë çuditërisht aq gjakftohtë, për të cilët nuk e di pse jam shumë i bindur që janë ideatorët dhe aktorët e asaj që ndodhi!

Mihali që kërkon hakun e tij, edhe pse forma si e kërkon nuk është normale, e bëmë kriminel, monstër, hijenë, kanibal e nuk di c’tjetër damkë i vunë, ndërkohë që pronarë, të cilët me kobure në brez e trasta me hashash të presin e sajdisin me “kulturë” dhe ne i promovojmë, edhe pse buka e tyre është harram!

E denoj si fenomen rastin e djeshëm, por njerëzisht nuk e pushkatoj dot Mihalin!

Ata dy gangot cinikë dhe gjakftohtë në furgon i neveris!

Ai spanjoll turisti, kurrë mos ardhtë se do durojmë edhe për eurot e tij!

Kaq!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070550441741943
array(1) { ["section"]=> string(168) "ish-kryebashkiaku-i-vlores-ne-krah-te-mihalit-pronarit-qe-sulmoi-turistet-kerkoi-hakun-e-tij-ata-dy-gangot-ne-furgon-i-neveris-spanjolli-kurre-mos-ardhte-e-plote-175700" }