Ish-kryeministri David Cameron tërhiqet nga politika përfundimisht, zbuloni arsyen

Publikuar tek: bota, më 19:51 12-09-2016 Ish-kryeministri David Cameron tërhiqet nga politika përfundimisht, zbuloni arsyen

Ish-kryeministri i Britanisë David Cameron, ka dhënë dorëheqjen si deputet i Witney, në Oxfordshire. Cameron, i cili tre muaj më parë hoqi dorë nga posti i kryeministrit të Britanisë, thotë se nuk dëshiron të jetë “një shpërqendrim” për kryeministren e re, Theresa May.

Siç shkruan “BBC”, Cameron është shprehur se të qenit deputet i zonës ishte “një nder” për të, por që do të ishte e vështirë të mbetej në prapaskenë, pa u bërë “një shpërqendrim i madh dhe një devijim i madh” nga puna e qeverisë së re.

 Cameron në vitin 2005 u bë udhëheqës i Partisë Konservatore, ndërsa kryeministër u bë në vitin 2010.

Megjithatë ai dha dorëheqjen nga ky post, pasi rezultatet e referendumit të 24 qershorit ishin pro daljes nga Bashkimi Europian.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pasi zbulohet sëmundja e Clinton-it, Donald Trump fillon me “kunjat’
Pas ofendoi Obamën, presidenti i Filipineve kërkon largimin e trupave amerikane: Ikni që të mos ketë përplasje »
Article Logic
Execution time: 0.014051914215088
array(1) { ["section"]=> string(87) "ish-kryeministri-david-cameron-terhiqet-nga-politika-perfundimisht-zbuloni-arsyen-52692" }