Ish-kryeministri i Shqipërisë fotografohet në Lazarat

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:40 28-09-2016 Ish-kryeministri i Shqipërisë fotografohet në Lazarat

Ish kryeministri i Shqipërisë Aleksandër Meksi është fotografuar pasditen e djeshme në Lazarat.

Shumë prej nesh kur përmendim Lazaratin na vijnë ndërmend parcelat me kanabis por ish kryeministri ka qenë aty si për të na dhënë një mesazh tjetër: Që Lazarati është një fshat me ajër të pastër, i pandotur dhe pa plehra pavarësisht se vihet re mungesa e theksuar e infrastrukturës.

Po si u ndal në Lazarat ish kryeministri?

“Po kthehesha nga Saranda dhe më pihej një kafe. Shkojmë në Lazarat i them djalit se aty është ajri më i pastër në Shqipëri, i freskët, i pandotur, pa plehra”, rrëfen Meksi duke dhënë kështu mesazhin e tij të qartë e kuptimplotë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070579051971436
array(1) { ["section"]=> string(59) "ish-kryeministri-i-shqiperise-fotografohet-ne-lazarat-54377" }