Ish kryeministri Meksi: Çmimi i ujit të jetë i njëjtë në gjithë Shqipërinë dhe të caktohet nga një Autoritet i veçantë

Publikuar tek: politike, më 23:25 25-07-2017 Ish kryeministri Meksi: Çmimi i ujit të jetë i njëjtë në gjithë Shqipërinë dhe të caktohet nga një Autoritet i veçantë

Ish kryeministri Aleksandër Meksi është përfshirë në debatin e fundit lidhur me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë. Meski thotë se çmimi i ujit të pijshëm duhet të jetë i njëjtë pasi Shqipëria është shtet unitar dhe jo federal.

Sipas Meksit çmimi duhet të përcaktohet nga një Autoritet i veçantë.

“Lidhur me çmimin e ujit të pishëm:

Uji është pasuri kombëtare dhe ai i pishëm ka një rëndësi të veçantë se lidhet me jetën e njerëzve. Si i tille dhe çmimin e tij për konsumatorët duhet ta caktoj një Autoritet i veçantë.

Shqipëria është shtet unitar dhe jo federal, pra çmimi i i ujit si regull duhet të jetë i njejtë kudo, përderi sa prodhimi i tij bëhet nga shteti. Njëlloj siç veprohet për energjinë elektrike.

Çmimi mund të ndryshoj në kohë lidhur me koston në nivel kombëtar, ashtu siç ka dhe politika sociale”, shprehet Meksi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022210121154785
array(1) { ["section"]=> string(123) "ish-kryeministri-meksi-cmimi-i-ujit-te-jete-i-njejte-ne-gjithe-shqiperine-dhe-te-caktohet-nga-nje-autoritet-i-vecante-87347" }