Ish-kryeministri rumun nën hetim për shpërdorim detyre dhe evazion fiskal

Publikuar tek: bota, më 21:29 06-09-2016 Ish-kryeministri rumun nën hetim për shpërdorim detyre dhe evazion fiskal

Prokurorët anti-korrupsion në Rumani njoftuan këtë të premte se ish-kryeministri i majtë, Viktor Ponta, po hetohet për shpërdorim detyre dhe evazion fiskal.

Ponta është aktualisht nën hetim në një çështje tjetër me akuzat e mashtrimit, pastrim parash dhe pjesëmarrje në evazion fiskal, akuza të cilat i ka mohuar.

Ai dha dorëheqjen vitin e kaluar pas rënies të një zjarri masiv në një diskotekë me pasojë vdekjen e dhjetëra të rinjve. Pas ngjarjes së rëndë, Rumania u përfshi nga protesta masive dhe të dhunshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099601745605469
array(1) { ["section"]=> string(79) "ish-kryeministri-rumun-nen-hetim-per-shperdorim-detyre-dhe-evazion-fiskal-52119" }