Ish-kryeministrja gjobitet me 1.3 miliardë dollar

Publikuar tek: bota, më 07:34 22-10-2016 Ish-kryeministrja gjobitet me 1.3 miliardë dollar

Në kohën kur ish-kryeministrja tajlandeze Yingluck Shinastra ishte në krye të qeverisë prezantoi një skemë që do t’i paguante fermerët me një çmim prej 50% mbi vlerën e tregut për orizin e tyre, mirëpo gjërat nuk shkuan sipas planit dhe superfuqi të tjera si India dhe Vietnami patën mundësinë për të mbizotëruar tregun.

Kjo ide u përgatit para zgjedhjeve të vitit 2011 ku supozohej që fermerët tajlandez të bëheshin më të pasurit në tregun global.

Megjithatë gjërat nuk ecën siç duhet dhe Tajlanda mbeti me depot e mbushura plot me oriz duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 8.2 miliardë dollarë dhe për rreth 5.8 miliardë dollarë është shpallur përgjegjëse ish-kryeministrja.

Junta Tajlandeze e ka gjobitur ish-kryeministren me 1.3 miliardë dollarë dhe ka kërkuar t’i konfiskohen pronat e saj, shkruan ABC News. Por Yingluck thotë që “Sipas afatit të mandatit kjo nuk është e drejtë dhe nuk është drejtësi”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027288913726807
array(1) { ["section"]=> string(55) "ish-kryeministrja-gjobitet-me-1-3-miliarde-dollar-57009" }