Ish-kryetari i PD në Kukës: Largimi i Lulit është e vetmja zgjidhje! Të shporrim Ramën më 8 dhjetor

Publikuar tek: politike, më 10:58 10-10-2018 Ish-kryetari i PD në Kukës: Largimi i Lulit është e vetmja zgjidhje! Të shporrim Ramën më 8 dhjetor Ibsen Elezi, ish kryetari i PD Kukes

Ibsen Elezi, ish kryetari i PD për Kukësin, i cili mori vëmendje të madhe publike me fjalimin kritik mbajtur në Kuvendin e PD, përmes një reagimi në rrjetet sociale akuzon drejtpërdrejt liderin Lulzim Basha për situatën ku ndodhet e djathta sot.

 

Sipas tij, largimi i Bashës është e vetmja lëvizje që do çlironte opozitën dhe do rrëzonte Ramën.

Ndërkaq, Elezi nuk harron të kujtojë se Basha është një kryetar jo legjitim dhe fton demokratët të ngrihen më 8 dhjetor.

“Demokratë mos prisni as Burrokratët medioker tëPD dhe as Lulin e Sorrosit, të cohemi, një rruge e dy punë, të clirojmë PD dhe te shporrim Ramën më 8 dhjetor.

Shqiptarët po presin, përndryshe do jemi spektatorë të braktisjes së këtij”, bën thirrje Elezi.

REAGIMI I PLOTË:

Mediokrit e Burokratet mendojne, flasin (edhe gjera te drejta), por nuk japin zgjidhje, se nuk e dine cfare eshte aksioni politik.

PD eshte e mbushur plot me te tille, sidomos ne nivelet e larta drejtuese, keta flasin e flasin por harrojne se zgjidhjet nisin me fjale dhe perfundojne me vepra.

Largimi i Lulit eshte e vetmja levizje, per te cliruar opoziten dhe rrezuar Ramen. Cdo vonese i konsolidon ata bashke ne llumin e tyre.

Ky eshte nje kryetar jo-legjitim

- Manipulon voten per tu zgjedhur ( nga 20% shkruan 65%)

- Shkel cdo rregull statutuor, emron antare e kryesise PDSH si do vete, deri ne hartimin e nje liste me 140 deputet pa asnje konsultim

- Vendos kriter absurde per kryetarin e seksionit pse ka renie me 1% dhe nuk ik vete kur humb thelle dhe bie me 10%

- Po shkaterron strukturalisht PD dhe po demotivon cdo demokrat.

- Deshton cdo aksion politik dhe degradon cdo proteste per rrezimin e nje qeverie skandaloze, genjen demokratet cdo muaj me nje sajese te RE, nga Cadra,Babalja dhe se fundmi me "Shtatorin e protestatve"

-Dje deklaroi se Edi Ramen do e rrezojme me vote ?!

Demokrate mos prisni as Burrokratet medioker te PD dhe as Lulin e Sorrosit, te cohemi, nje rruge e dy pune, te clirojme PD dhe te shporrim Ramen me 8 dhjetor.

Shqiptaret po presin, perndryshe do jemi spektator te braktisjes se ketij vendi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046966075897217
array(1) { ["section"]=> string(104) "ish-kryetari-i-pd-ne-kukes-largimi-i-lulit-eshte-e-vetmja-zgjidhje-te-shporrim-ramen-me-8-dhjetor-137285" }