Ish-kryetari i PS i bashkohet LSI, Kryemadhi publikon VIDEON dhe shkruan: Socialiste kam qenë dhe unë, po na e grabiti shtëpinë Rilindja

Publikuar tek: politike, më 14:25 31-10-2020 Ish-kryetari i PS i bashkohet LSI, Kryemadhi publikon VIDEON dhe shkruan: Socialiste kam qenë dhe unë, po na e grabiti shtëpinë Rilindja Ish-kryetari i PS merr karten nga Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka publikuar një video nga takimi me strukturat e Devollit ku ishte sot, që tregon momentin kur ish-kryetari i PS atje, Shkëlqim Cane, merr kartën e anëtarësisë së LSI.

“Mos u shqetësoni se dhe unë socialiste kam qenë. E kam filluar në PS, jam rritur në PS por kur e grabisin shtëpinë pastaj, duhet të ndërtosh shtëpinë e re më të fortë se ajo që është shkatërruar”, u shpreh Kryemadhi, teksa i jepte kartën e anëtarësisë në dorë Shkëlqim Cane.

Kryetarja e LSI publikon videon dhe shkruan “Mirëseerdhe Shkëlqim!Ju mirëpres të gjithëve të bashkohemi, jo vetëm për të forcuar të majtën, por sepse kështu mund të ndërtojmë Shqipërinë ku devollinjtë, korçarët, të majtët dhe të djathtët, ata të qendrës dhe ata pa parti, të ndihen si në shtëpinë e tyre, me punësim dhe ekonomi.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Do votoni Lulin, paketë do keni Monikën, Ilirin e Saliun”, Basha i përgjigjet Ramës: Kishe kohë të tregoje veten, ne do e nxjerrim Shqipërinë nga gropa ku e fute ti
‘Ilir, shpk-ja jote do iki për skrap’, Balla sulmon krerët e opozitës: Keni 8 muaj që përhapni panik! Lul ti je thjesht i paaftë »
Article Logic
Execution time: 0.012619972229004
array(1) { ["section"]=> string(140) "ish-kryetari-i-ps-i-bashkohet-lsi-kryemadhi-publikon-videon-dhe-shkruan-socialiste-kam-qene-dhe-une-po-na-e-grabiti-shtepine-rilindja-225918" }