Ish mesfushori i Tiranës debuton me gola në Spanjë

Publikuar tek: sport, më 22:56 14-08-2017 Ish mesfushori i Tiranës debuton me gola në Spanjë

Ish mesfushori i talentuar, i Tiranës Evli Berisha, i cili është pranë zyrtarizimit në La Liga, shfaqet i lumtur për ndeshjen e tij të parë me ekipin B të qytetit të Madridit.

Ai është duke u stërvitur me skuadrën e parë në fakt, por disa ditë më parë u përfshi në formacionin e Leganes B, pasi edhe drejtuesit donin që ta shihnin në fushë. Rezultati ishte i kënaqshëm, pasi shënoi dy gola në fitoren me shifrat 4-2 kundër Guadalaharas.

Akordi parimor është për 2 vite, por me opsion rinovimi për 2 të tjera dhe, nëse marrëveshja mbyllet me sukses, mendohet që Tirana do të përfitojë afro 90 mijë euro nga ky transferim. Jo për kartonin, por si klubi që ka kontribuar në formimin e tij.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076701641082764
array(1) { ["section"]=> string(56) "ish-mesfushori-i-tiranes-debuton-me-gola-ne-spanje-89107" }