Ish-ministri Ahmetaj nuk i 'ndahet' shifrave: Shqipëria me rritjen më të lartë të punësimit dhe rrogave në rajon

Publikuar tek: ekonomi, më 20:17 20-03-2019 Ish-ministri Ahmetaj nuk i 'ndahet' shifrave: Shqipëria me rritjen më të lartë të punësimit dhe rrogave në rajon

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj poston shpesh në profilin e tij raporte apo analiza të incitucioneve monetare ndërkombëtare për Shqipërinë.

Mesa duket Ahmetaj nuk mund të heqë dorë aq lehtë nga shifrat edhe pse tashmë në krye të Financave është një tjetër ministre.

Ish-ministri ka publikuar një Raport të Bankës Botërore për trendin e punësimit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa shkruan se Shqipëria mbetet vendi me rritjen më të madhe të punësimit në rajon, rritjen më të lartë të pagave, pjesëmarrjen më të lartë të forcave të punës dhe papunësinë më të ulët.

Gjithashtu Arben Ahmetaj vazhdon më tej duke shtuar se Raporti vlerëson gjithashtu me nota pozitive sistemin progresiv të taksimit në Shqipëri, si një sistem që nxit formalitetin në tregun e punës dhe të ardhurat neto nga puna, duke favorizuar veëanërisht nivelet e ulëta të pagave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067529678344727
array(1) { ["section"]=> string(116) "ish-ministri-ahmetaj-nuk-i-ndahet-shifrave-shqiperia-me-rritjen-me-te-larte-te-punesimit-dhe-rrogave-ne-rajon-157228" }