Ish-ministri braktis përfundimisht poltikën, ky është angazhimi i tij i ri

Publikuar tek: politike, më 18:52 05-09-2017 Ish-ministri braktis përfundimisht poltikën, ky është angazhimi i tij i ri

Pasi ngeli jshtë parlamentit, Ylli Manjani duket se ka marrë vendim që të heqë dorë përfundimisht nga politika.

Ish ministri i Drejtësisë, këtë vendim të tijin e ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera ka bërë me dije se nga sot e tutje ai do i dedikohet profesionit të tij, avokatisë.

Manjani thekson se tashmë e ka përfunduar procesin e regjistrimit zyrtar të profesionit të ri.

“Politika tashmë ka zgjedhur "punonjësit" e saj, të cilëve ju uroj veç të mira! Të jenë sa më shumë të sinqertë dhe të luajnë sa më pak teatër për llogari të shefave të tyre!”, shkruan Manjani.

Më poshtë postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Përshëndetje,

Që sot e ne vijim do ti përkushtohem tërësisht Avokatisë. Punonjësit e Qëndrës së Shërbimeve (djali në sportelin nr 3) më ndihmuan të pajisem me NUIS (NIPTI).

Kam ndërmend të fokusohem tek këshilla ligjore për çdo kënd që ka një problem me shtetin.

Së bashku me një ekip partnerësh punëtorë e të mënçur do mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Të vëmë në dispozicion gjithçka dimë në funksion të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Sa i takon angazhimeve të tjera, me të cilat jemi njohur deri më sot, kalojnë të gjitha në plan të dytë. Që do të thotë se ndonjëherë për ndonjë teme që ma ka qejfi dhe ma lejon koha, mund të shpreh ndonjë mendim.

Politika tashmë ka zgjedhur "punonjësit" e saj, të cilëve ju uroj veç të mira! Të jenë sa më shumë të sinqertë dhe të luajnë sa më pak teatër për llogari të shefave të tyre!

Për çështje të zbatimit të ligjit apo të funksionimit të drejtësisë do jem gjithnjë i gatshëm dhe në dispozicion.

Shumë faleminderit për komentet tuaja nëpër statuset e mia!

Jemi në kontakt në vijim, me statuse, komente e mendime të tjera.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094931125640869
array(1) { ["section"]=> string(79) "ish-ministri-braktis-perfundimisht-poltiken-ky-eshte-angazhimi-i-tij-i-ri-91261" }