Ish ministri demokrat: Prania në protestë e madhe, por kam frikë se Basha...

Publikuar tek: politike, më 19:52 29-01-2018 Ish ministri demokrat: Prania në protestë e madhe, por kam frikë se Basha...

“Kam frikë se Basha dhe lidershipi i opozitës nuk do mund ta lexojnë drejt”, shprehet ish ministri Besnik Mustafaj, teksa komenton numrin e lartë të protestuesve në 27 janar.

Sipas Mustafajt, Basha duhet të fokusohet në ringjalljen e shpresës së shqiptarëve përmes një programi të vërtetë politik.

“Prania e shumë dhjetra mijëra shqiptarëve në atë miting tregoi një pakënaqësi të përgjithëshme ndaj Ramës. Rama duhet ta shohë këtë gjë si një përhapje të madhe që ka shoqëria shqiptare ndaj tij. Por unë kam frikë se nga Basha dhe lidershipi i opozitës nuk do të mundet ta lexojnë drejt. Prania e aq njerëzve s’do të thotë detyrimisht mbështetje për ta.

Unë jam njeri që e kam kaluar shumë kohë nëpër protesta. Unë e di si është një njeri i ardhur ne shesh se protesta e tij do të realizoj një kërkesë të tij. Kjo shpresë mund të ringjallet përmes një programi të vërtetë politik. Shpresoj që Basha dhe krerët e opozitës ta kuptojnë. Unë qëndrova tek dy kullat. Takova shumë protestues.

Siç ju thash të gjithëve na ka ardhur shpirti në majë të hundës kjo qeveri. Shpresa dhe ajo që mungonte në protestë nuk ndërtohet në një ditë. Le të shpresojmë që do të jetë një vazhdim serioz”, tha Mustafaj në “News 24”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093920230865479
array(1) { ["section"]=> string(78) "ish-ministri-demokrat-prania-ne-proteste-e-madhe-por-kam-frike-se-basha-108389" }