Ish-ministri demokrat ka habitur me veshjen e tij në një ditë si ajo e djeshmja, e ftohtë e me reshje shiu. I veshur tërësisht sportiv, me një jelek të zi sipër një kostumi të kuq, si dhe atlete të bardha, ish-ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana u kap dje nga newsbomb.al në mesditë në “çadrën e lirisë”, teksa takohej me miqtë e tij dhe qytetarë protestues.
Mesa duket Gjana e ka marrë me shumë sportivitet nismën e opozitës.
Në çadër u pa edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, por ndryshe nga Gjana e kishte respektuar më shumë etikën e veshjes, për ambientin ku merrte pjesë.