Ish-ministri humbet imunitetin, rrezikon dënimin për keqtrajtimin e emigrantëve

Publikuar tek: bota, më 20:00 13-02-2020 Ish-ministri humbet imunitetin, rrezikon dënimin për keqtrajtimin e emigrantëve Matteo Salvini

Matteo Salvini, ish ministri i Brendshëm i Italisë, ka humbur imunitetin e tij ligjor dhe rrezikon të shkojë në gjykatë për shkak të trajtimit që i ka bërë një grupi emigrantësh në vitin 2019.

Salvini u akuzua se abuzoi me pushtetin e tij në korrikun e kaluar, kur si Ministër I Brendshëm ndaloi 131 emigrantët të zhvendosnin një varkë në portin e Katania-s, pasi priste që këta emigrantë t’i merrnin shtetet e tjera të BE.

Senati i Italisë votoi për të hequr imunitetin ligjor të Salvinit, duke i hapur dritën jeshile prokurorëve të Katania-s të hetojnë për këtë ngjarje.

Nëse Salvini shpallet fajtor, mund të dënohet deri në 15 vite burg.

Por procesi mund të nxjerri Salvinin si një mbrojtës të trojeve italiane, siç ka deklaruar ai.

"Le ta vendosim një gjyqtar, le ta lëmë këtë sallë dhe le ta vendosë. Tani perandori është pa rroba, ju mund të shkoni përpara për muajt ose javët e ardhshme, por në një gjykim demokracie jepet nga njerëzit", tha Salvini.

"Unë nuk mund të kaloj më si një kriminel, ka një kufi për gjithçka".

Salvini ka thënë prej kohësh se ai po mbronte kufijtë e Italisë me mbështetjen e qeverisë kur bllokoi azilkërkuesit vitin e kaluar.

Partia e Salvinit tani është në opozitë, pas tërheqjes nga qeveria e kryeministrit Giuseppse Conte në gusht, në një përpjekjë të dështuar për të detyruar qeverinë të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072190761566162
array(1) { ["section"]=> string(85) "ish-ministri-humbet-imunitetin-rrezikon-denimin-per-keqtrajtimin-e-emigranteve-195109" }