Ish-ministri i Brendshëm akuzë Fatmir Xhafajt: 11 goditje ndaj jetës dhe pronës vetëm këtë muaj...

Publikuar tek: politike, më 21:02 24-01-2018 Ish-ministri i Brendshëm akuzë Fatmir Xhafajt: 11 goditje ndaj jetës dhe pronës vetëm këtë muaj...

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, aktualisht deputet i PD-së ka akuzuar minstrin Xhafaj për rekord krimesh të ndodhura në vend gjatë muajit të fundit. 

Sipas Nokës, siguria e njerëzve në vend është cënuar, dhe se investitorët e huaj janë larguar nga bizneset. Sipas deputetit të PD-së krimi është duke qeverisur me Ramën dhe qeverinë shqiptare.

“11 goditje ndaj jetës dhe ndaj pronës me eksploziv vetëm këtë muaj. Ky rekord i zi kriminal po ndodh në vend, vepër e bandave dhe grupeve kriminale që ndihen të fuqishme e të paprekshme për shkak të lidhjeve me qeverine, 11 shpërthime tritoli në me pak se 4 javë, janë treguesi i qartë se krimi bashkëqeveris me Edi Ramën dhe sundon kudo në vend”- shkruan Noka në statusin e tij.

Reagimi i plotë i Flamur Nokës:

11 goditje ndaj jetes dhe ndaj prones me eksploziv vetem kete muaj. Ky rekord i zi kriminal po ndodh ne vend, veper e bandave dhe grupeve kriminale qe ndihen te fuqishme e te paprekshme per shkak te lidhjeve me qeverine. Nje panik i vazhdueshem qe ka demtuar rende sigurine e njerezve , te biznesit dhe qe mban larg investitoret e huaj. .. 11 shperthime tritoli ne me pak se 4 jave, jane treguesi i qarte se krimi bashkeqeveris me Edi Ramen dhe sundon kudo ne vend. Kjo qeveri po tregon se nuk eshte zgjidhja per rendin e sigurine .Ajo eshte kthyer ne vete problemin ..Cdo gje tjeter eshte estrade e propagande bajate, si ato me konkurs e veting per policine. Shqiptaret skane cfare presin me, duhet ta gjejne vete zgjidhjen. Rend e siguri ka vetem me largimin e Edi Rames.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011852025985718
array(1) { ["section"]=> string(101) "ish-ministri-i-brendshem-akuze-fatmir-xhafajt-11-goditje-ndaj-jetes-dhe-prones-vetem-kete-muaj-107796" }