Ish-ministri i Brendshëm uron nga Michigan-i: Do vazhdoj të jem miku juaj

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:44 31-12-2017 Ish-ministri i Brendshëm uron nga Michigan-i: Do vazhdoj të jem miku juaj

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj ka uruar përmes rrjeteve sociale të gjithë shqiptarëve vitin e ri 2018.

Nga Michigan-i në Shtetet e Bahskuara të Amerikës ku ndodhet, Demiraj thekson se do vazhdojë të jetë ushtar i Atdheut dhe mik i shqiptarëve.

“Të dashur Motra dhe Vëllezër,

Në këtë prag të Vitit të Ri 2018 dua që ti bashkohem urimeve që tashmë keni marrë nga të dashurit tuaj. Viti që po lemë pas ka qenë shumë sfidues për shumë nga Ju, kuptohet që jo për fajin tuaj por të atyre që na përfaqësojnë dhe që administrojnë trojet tona etnike. 
Prandaj, dëshiroj që sprovat dhe sfidat nëpër të cilat keni kaluar, të jenë pjesë e së kaluarës dhe 2017 ti ketë marrë me vete.

Dua t’ju siguroj që personalisht ashtu siç kam qenë do të vazhdoj të jem ushtar i Atdheut tonë dhe do të gjeni te unë një mik që sadopak do mundohet t’jua lehtësoj barrën e rëndë që mbani në supe.

Uroj që ky vit të sjellë tek të gjithë, dhe sidomos tek bashkeqytetaret në Kosovë lirinë e lëvizjes dhe të mbarimit të izolimit, ndërsa në Shqipëri lirinë për të zgjedhur përfaqësuesit tuaj pa frikën e influencës së bandave. Ju përqafoj shumë... DD”, shkruan Demiraj.

driatn_demiraj.jpg

auto_dritan_demiraj_okii1497643110.jpg

 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094230175018311
array(1) { ["section"]=> string(79) "ish-ministri-i-brendshem-uron-nga-michigan-i-do-vazhdoj-te-jem-miku-juaj-105055" }