Ish-ministri i Ekonomisë: Investimet në Shqipëri janë bërë të shtrenjta, tregun e ka deformuar paraja kriminale

Publikuar tek: aktualitet, më 07:10 28-10-2020 Ish-ministri i Ekonomisë: Investimet në Shqipëri janë bërë të shtrenjta, tregun e ka deformuar paraja kriminale FotoArkive: Arben Malaj

Ish-ministri i Ekonomisë Arben Malaj, thotë se investimet në Shqipëri janë shtrenjtuar sepse paraja kriminale ka deformuar tregun.

“Në kohë krize, ata që kanë likuiditete është mundësia më e mirë për të parë investime në ekonomi reale. Çdo hap duhet të jetë i menduar mirë dhe duhet të synojë të maksimizojë atë kursim, pasi nuk është një e ardhur spontane. Investimet në Shqipëri janë bërë pak me të shtrenjta sepse paraja informale dhe kriminale ka deformuar tregjet. Si ato të patundshme dhe një pjesë e bizneseve që ata kontrollojnë. Një para e papërdorur dhe në kushtet kur interesat janë zero, fillon dhe humbet një pjesë të vlerës së saj”, ka thënë ai.

Më tej, Malaj ka shtuar se 2021 do jetë vit i vështirë për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe elementëve të keqqeverisjes. Sipas ish-ministrit, gjithë vendet europiane ndodhen në kulmin e valës së dytë të pandemisë, dhe ardhja e saj në Shqipëri është e pashmangshme.

“2020 dhe 2021 janë vite të vështira: tërmeti, pandemia dhe elementet e keqqeverisjes. Buxheti i 2021 duhet parë me dashamirësi dhe përgjegjshmërinë e politikave të nevojshme. Ndodhemi në kulmin e valës së dytë të pandemisë në vendet evropiane, e cila do të nisë edhe në Shqipëri. Nuk ka kuptim që kryeministri të bëjë deklarata që s’do të ketë një paketë të tretë apo të katërt. Borxhi do të jetë më i lartë, por në kohë krizë ka rritje papunësie, varfërie dhe borxhi. Përse po e përdorim borxhin? Ekonomia duhet ushqyer. Nëse nuk konsumon individi dhe biznesi, duhet të shpenzojë qeverisa sepse përndryshe ekonomia vdes dhe papunësia rritet. Duhet të kete një debat përse do i përdorim paratë që të ndihmojmë ekonominë, të mos bjerë më poshtë, të fillojë të ringrihet dhe më pas të rimëkëmbët”, është shprehur Arben Malaj në Vizion Plus.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konsulli tregon gjendjen në ‘kampin e FERRIT’: Kur shkuam atje na qëlluan me gurë, gratë mbanin thika në duar
»
Article Logic
Execution time: 0.01094388961792
array(1) { ["section"]=> string(116) "ish-ministri-i-ekonomise-investimet-ne-shqiperi-jane-bere-te-shtrenjta-tregun-e-ka-deformuar-paraja-kriminale-225443" }