Ish-ministri i Ekonomisë në Prokurori për aferën e CEZ: I dhashë të gjitha provat, ishte një sqarim..

Publikuar tek: politike, më 17:47 08-02-2018 Ish-ministri i Ekonomisë në Prokurori për aferën e CEZ: I dhashë të gjitha provat, ishte një sqarim..

Ish ministri i Ekonomisë dhe Bujqësisë Genc Ruli dy ditë më parë u thirr në Prokurori për të dëshmuar rreth aferës së CEZ-it. 

Marrja e dëshmisë së ish-ministrit Ruli i është lënë detyrë Prokurorisë nga Gjykata e Tiranës në vendimin që e ktheu për rihetim këtë dosje.

Ministri Ruli për News24 është shprehur se në Prokurori ka dorëzuar gjithë provat e dokumentuara, dhe ishte një sqarim i bazuar në prova reale.

“Shpresoj që të ndihmoj hetimin, ndihmova për të dalluar të vërtetat nga akuzat qesharake.”- është shprehur ish-ministri.

Hetimi i çështjes “CEZ” nisi pas një kallëzimi të bërë nga ana e Kuvendit të Republikës, bazuar në përfundimet e një Komisioni Hetimor Parlamentar, sipas të cilit shtetit shqiptar i ishin shkaktuar 414 milionë euro dëm. Prokuroria pushoi hetimin në Shtator 2017, por në 15 Dhjetor Gjykata pranoi ankimin e bërë nga Kuvendi i Republikës dhe juristi Romeo Kara për rihetimin e dosjes. Në lidhje me këtë çështje, javën e kaluar, Prokuroria e Tiranës mori në pyetje Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099339485168457
array(1) { ["section"]=> string(104) "ish-ministri-i-ekonomise-ne-prokurori-per-aferen-e-cez-i-dhashe-te-gjitha-provat-ishte-nje-sqarim-109607" }