Ish-ministri i financave në Austri dënohet me 8 vite burg, ja për çfarë akuzohet

Publikuar tek: bota, më 22:50 05-12-2020 Ish-ministri i financave në Austri dënohet me 8 vite burg, ja për çfarë akuzohet Karl-Heinz Grasser

Ish-ministri i financave në Austri, Karl-Heinz Grasser u shpall fajtor për përvetësim dhe falsifikim të provave, për shitjen e mijëra apartamenteve në pronësi publike.

Skema përfshinte privatizimin e 60 mijë apartamenteve publike. Në proces u favorizua një koncesionar me ofertë pak më të lartë se të tjerat.  

Grasser u dënua me 8 vite burg edhe pse nuk i pranon akuzat dhe paralajmëron se do të apelojë.

Në vitin 2000 Grasser u bë ministri i Financave më i ri në historinë e Austrisë kurse 20 vite më vonë dënohet në një proces që ka 14 të pandehur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Monitorimi i pacientëve që kaluan COVID-in, flasin mjekët:  Disa prej tyre patën modifikime të trurit
Pranoi marrëveshjen me Azerbajxhanin duke dorëzuar rajonin e Nagorno-Karabakut, qytetarët armenë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit »
Article Logic
Execution time: 0.011550188064575
array(1) { ["section"]=> string(81) "ish-ministri-i-financave-ne-austri-denohet-me-8-vite-burg-zbulohet-arsyeja-230316" }